Sekretet e suksesit të jetës: Rrafshi i Ekzistencës

0
455

Mbi rrafshin e Ekzistencës!

Vedat lindore dhe shkenca perëndimore sot janë duke u afruar gjithnjë e më shumë dhe duke u bërë komplementare të njëra – tjetrës. Sipas Prof. Dr. Chopra-s që ka bashkuar në trurin e tij shkencën perëndimore dhe vedat intuitive lindore, bota ekziston në tre rrafshe: në rrafshin fizik, kuantik dhe në rrafshin jolokal.

  1. RRAFSHI FIZIK I EKZISTENCËS

Rrafshi fizik, apo lënda në gjithësi e përfaqëson gjithçka që është e ngurtë, tridimensionale dhe gjithçka që mund ta shijojnë me pesë shqisat tona (me shqisën e të parit, me prekje, me dëgjim, me shije dhe me aromë). Këtë gjë zakonisht e quajmë bota reale. Në këtë fushë bënë pjesë trupi ynë, kafshët toka, uji mikrobet, por edhe ky libër. Në këtë rrafsh gjithçka ka fillimin, mesin, por edhe fundin e vet. Botën fizike e udhëheqin ligjet e parashikueshme të fizikës klasike. Mendimet dhe konstatimet, që i quajmë arsye të shëndetshme, burojnë nga ky rrafsh i ekzistencës.

  1. RRAFSHI KUANTIK I EKZISTENCËS

Rrafshi i dytë i ekzistencës është rrafshi kuantik. Në këtë rrafsh të ekzistencës çdo gjë përbëhet nga informacionet dhe energjia kuantike. Rrafshin kuantik të ekzistencës nuk mund ta zbulojmë me asnjë shqisë tonën dhe për këtë arsyeje paraqet botën joreale, apo jorealiste. Ndonëse nuk mund t’i vërejmë, e dimë se ekzistojnë. Në rrafshin kuantik të ekzistencës bën pjesë mendja jonë, mendimet, egoja dhe gjithçka që është në gjithësinë e dukshme.

Rrafshi fizik i nënshtrohet botës kuantike. Bota kuantike gjendet në atome, kryesisht në pjesët subatomike. Sipas kësaj analogjie kemi edhe “trupin kuantik”, që është i ndryshëm nga trupi, të cilin e vërejmë me sy dhe me shqisa tjera. Një shembull edhe më i thjeshtë: karrikja e drurit. Ndonëse karrikja është e fortë, prapëseprapë ajo përbëhet nga molekulat, e molekulat prej atomeve dhe atomet nga grimcat subatomike. Grimcat subatomike nuk janë më të ngurta, por paraqesin grupe valësh energjike dhe informatash. Nga ky këndvështrim karrikja paraqet një energji të vetme kuantike. E njëjta vlen edhe për njeriun, për organin apo për qelizën. Edhe masa e tillë në thelbin e saj është energji, është valë, është informacion. Kjo kthesë në të menduar përshkruhet me formulën e njohur të Ajnshtajnit E= m x c2. Kjo do të thotë se energjia (E) dhe lënda (m) janë e njëjta gjë, por në gjendje të ndryshme. Dr. Chopra-s, që është edhe mjeshtër i arsyes së shëndetshme, e shtron pyetjen se si mund ta ndjejmë valëvitjen e padukshme të energjisë dhe informatës si trup të ngurtë. Ngjarjet në rrafshin kuantik të ekzistencës paraqiten me shpejtësinë e dritës dhe shqisat tona të ngadalshme nuk mund t’i kuptojnë të gjitha. Cilësitë e ndryshme të karrikes, siç është forma dhe dukja përcillen me frekuenca ose vibrime të koduara të atyre valëve. Pra, edhe te karrikja e ngurtë gjithçka vibron në frekuencë të ndryshme.

Kur e prekim karriken me dorë, në rrafshin kuantik fusha jonë energjike e prek fushën energjike të karrikes. Në atë moment i shkëmbejnë informacionet dhe energjinë dhe për një grimcë e ndryshojmë. Këtë gjë do ta shihnim, sikur t’i kishim “sytë kuantikë” në vend të “syve klasikë”. Sytë tanë “klasikë” dhe nervat tona janë të programuara ashtu që t’I shohin gjërat e ngurta të pandërprera dhe tredimensionale. Kjo ndodh për faktin se shqisat tona të kufizuara e krijojnë botën fizike vetëm në imagjinatën tonë dhe në kujtesë. Këtu buron mendimi se vërejtja jonë shqisore është një konstrukt I plotë artistic përjetues, që paraqitet vetëm në imagjinatën tonë. E në fakt, e tëra është vetëm një energji kuantike, vetëm lëvizje e elektroneve, e zbrazëtirave në mbështjellësit elektronikë dhe një dinamikë e fuqishme. Edhe mendja jonë është një fushë e nergjisë dhe informacioneve. Madje, secili mendim apo ide paraqet energji dhe informacione. Të gjitha këto vibrime energjie i dërgojmë ne njerëzit, kafshët, bimët, karriget, uji në një fushë të përbashkët kuantike energjike. Kontakti me to vjen deri te ndikimi i ndërsjellë. Kështu që nga distanca e “ndiejmë” nëse dikush është simpatik, apo antipatik.

Jeta është një vibrim i vetëm. Thënë shkurt, nëse i lidhim formulat E = f x h dhe E = m x c2 dhe supozojmë se h dhe c janë konstante, atëherë energjia E është e përpjestueshme me m dhe f. Në aspektin e trupit kuantik njeriu është një vibrim i vetëm, një rezonancë, një dridhje “Life is just a good vibe, man!”

  1. RRAFSHI JOLOKAL I EKZISTENCËS

Vetëdija jolokale (vetëdija kozmike, apo shpirti). Rrafshi jolokal i ekzistencës është rrafshi i tretë jolokal i botës. Jolokal është për faktin se është pa vendodhje dhe se gjendet gjithkund. Ekzistojnë shumë emra të tjerë, prej të cilëve po përmend vetëm disa: inteligjenca jolokale, rrafshi virtual, domeni spiritual, vetëdija kozmike dhe shpirti. Ky rrafsh është mbi rrafshin fizik, kryesisht mbi rrafshin kuantik. Atë nuk mund ta kufizojnë në rrafsh dhe në kohë. Vepron përtej hapësirës dhe përtej kohës. Është i thjeshtë. Inteligjenca jolokale është ajo forcë, që lidh grimcat kuantike në atome. Atomet në molekula, molekulat në struktura. Në këtë vend paraqitet përsëri shembulli nga jeta dhe shpjegimi brilant dhe arsyeja e shëndetshme e Dr. Chopra-s. Kur i shikoni shkronjat dhe fjalët në letër dhe me mendjen tuaj i dekodoni dhe i përktheni, kush i lexon këto në të vërtetë? Këto i lexon një forcë, që i përjeton gjithmonë përvojat, ndonëse përvojat e saj janë në rrafshin virtual. Ajo është vetëdija “kozmike”, shpirti dhe inteligjenca jolokale. Sipas themeluesit të teknikës së Meditimit Transhendental (MT), kjo fushë është në gjithësi dhe quajmë fusha unike e të gjitha ligjeve të natyrës.

E çfarë është, pra, mendja ? Mendja është energji kuantike. Në pajtim me ligjet e fizikës kuantike, mendja nuk është e kufizuar në trurin fizik. Komunikimi ndërmjet mendjes dhe trurit zhvillohet në nivelin kuantik, sipas bindjes së Dr. Chopra-s çdo njeri ka mendjen e tij lokale (sinonimet: inteligjenca lokale, mendja personale, apo “uni” personal), që i nënshtrohen shpirtit. Mendja jolokale dhe lokale në shumë aspekte dallojnë shumë, ndonëse kjo e tejkalon qëllimin e këtij libri.

Përvojat e medituesve

Për këtë arsye themi se inteligjenca jolokale gjendet gjithkund, në vendndodhje të ndryshme, në të njëjtën kohë dhe shkakton efekte të ndryshme. Nga inteligjenca jolokale buron organizimi dhe sinkronizimi i gjithësishëm në botë. Inteligjenca jolokale është gjithashtu burim i të gjitha rastësive, që në fakt nuk janë rastësi dhe janë të rëndësishme për fatin tonë. Njerëzit e mësuar të jetojnë me inteligjencë jolokale janë në kontakt me tërë energjinë në kozmos, me të gjitha mendimet, informacionet dhe dijen. Përvojat “rastësitë” dhe potencialisht me çdo gjë që ekziston. Medituesit e MT-së, që e kanë përjetuar një herë kontaktin me inteligjencën jolokale nuk dëshirojnë më të heqin dorë nga ajo përvojë. Në atë fushë energjike sundon paqja, e para së gjithash kreativiteti. Në kontakt me atë fushë energjike gjithçka është e mundur. Edhe shkencëtarët të shumtë, në mes të të cilëve janë disa të konsideruar si mesatarë, në kontakt me këtë fushë kanë fituar idenë për shërim, punë, apo që pas gjysmë ore i ka thirrur drejtori i paarritshëm dhe i paprekshëm i firmës botërore, për të cilin kanë medituar një gjysmë ore përpara. “ E tillë është kjo, my friend”, thotë z. Hetem Ramadani, i suksesshëm në të gjitha anët. Parimet kuantike janw ato që lidhin vetëdijen me realitetin fizik./jetanews.com/

Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit – Prof. Dr. Radovan Starc dhe Hetem Ramadani