Nuk do t’i harroj kurre problemet qe kishim si sot nje vit me pare…

0
384
Nuk do t’i harroj kurre problemet qe kishim si sot nje vit me pare…
Bota e papergatitur per pandemine, por ne, shqiptaret e Greqise kishim shqetesime te tjera… Ne perjetonim gjobat e kufijve te te afermve tane. Ne perjetonim ankthin e bashkeatdhetareve tane qe i kapi 3-mujori ne Greqi dhe mbeten rrugeve kur pala jone mbylli kufirin… Ne jetonim me pasigurine e tyre, me perpjekjet per te siguruar nje bilete autobuzi… Pame prinder te moshuar qe lane terapite shendetesore pergjysme dhe renden drejt kufirit te mbyllur. I pame grate shtatzena te flinin rrugeve midis dy boteve, asaj europiane dhe asaj te vendeve te treta, me ndryshimin qe kjo e fundit i mbylli porten e shtepise se saj ne fytyre… Pame edhe nje ambasade qe nuk funksiononte, qe ishte inekzistente, pa personel, pa as edhe nje njoftim.
Ndersa sot, ajo qe mund te them me siguri, eshte qe kemi nje ambasade prestigjioze, qe ben perpjekje gjigande per t’u sherbyer te gjitheve, me nje personel te kualifikuar dhe me nje ambasadore shume te afte ne krye.
Uroj mos perjetojme kurre me pranvere si ajo e vitit 2020.
Organizata “Jeta”

beri te pamunduren per t’i informuar dhe per t’i ndihmuar sa me shume njerezit dhe sot, nje vit me vone, gjej perseri rastin per t’ju falenderuar te gjithe juve qe u angazhuat.

Ne pritje te nje bote te lire…pa maska!

Elona Kataro
Presidente e Organzatës