Bie sistemi në periferia, anulohen me qindra takime të emigrantëve

0
508

Në Qendrat e Emigrantëve pranë periferive, kryesisht në Athinë ditën e sotme ka rënë sistemi, për pasoj me qindra emigrantë nuk kanë mundur të marrin shërbimet e programuara!

Sipas informacioneve të fundit të jetanews.com, ditën e sotme shumë emigrantë të cilët kishin programuar takim në Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve pranë Drejtorive të Decentralizuara në Periferia  nuk kanë marrë asnjë shërbimin. Shkak për këtë ka qenë rënia e sistemit. Të gjitha takimet e ditës së sotme janë shtyrë për ditët e premte.

Ndërkohë, sipas informacioneve të jetanews.com, shkak i “rënies” së sistemit është ndërhyrja në platformë dhe përmirësimet në sistem, pasi tashmë çdo shërbim do të jetë i dixhitalizuar. Faza e parë ka filluar vitin e kaluar, vijojë dhënia e vërtetimeve të shtyrjes së vlefshmërisë të lejeve të qëndrimit dhe vazhdon tashmë me fazën e dytë, që është dhe më e “guximshmja”, ku më 15 prill do të fillojnë aplikimet on line për kategorinë e lejeve të jashtëzakonshme./jetanews.com/