RENEA Arreston të fortin e Elbasanit Ardian Çapjan, në 2012 ekzekutoi babë e birë

0
363

Ditën e sotme, siç bënë me dije Policia e Elbasanit, është vënë në pranga nga forcat RENEA Ardian Çapja.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit të titullar “Krasta 2021” është bërë i mundur arrestimi i Ardian Çapja si autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në vitin 2012 ku në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir). Ndërkohë Ardian Çapjas iu gjet dhe një armë zjarri gjatë arrestimit, ndërsa i dyshuari tjetër Flornec Çapja mundi ti shpëtoj arrestimit dhe është shpallur në kërkim./jetanews.com/