Duket e pabesueshme, por anija e transportit të kontejnerëve Evergreen, e cila bllokoi Kanalin e Suezit, ka paralizuar tregtinë botërore.
Sipas Reauters, kostoja e shkaktuar për shkak të bllokimit të Kanalit të Suezit nga anija në fjalë arrin në 10 miliardë euro në ditë, ndërsa vonesat e kalimit të kanalit nga anijet e tjera të transportit të mallrave pritet të shkaktojnë probleme në tregje, në mungesë produktesh, rritje të çmimeve etj.
Aktualisht po punohet nga autoritet e Kanalit të Suezit që të mundësohet lëvizja e anijes dhe lirimi i kanalit që të filloi funksionimi i tij normal. Sipas të dhënave më shumë se 1000 anije janë izoluar në hyrje të Kanalit të Suezit.
Wall Street Journal njoftoi se pas shumë përpjekjesh, autoritet kanë mundur të lirojnë pjesërisht anijen dhe se kjo ishte një lajm i mirë./jetanews.com/