Shqiptarët, këta nikoqirë

0
809

Nga Dhimitris Paksinos
Ish kryetar i Shoqatës së Avokatëve të Athinës

Kaluan shumë vite nga atëherë. Më të shumtit të paligjshëm. Fshiheshin nëpër pemë, nëpër shpella, nëpër rrënoja. Kishin frikë se mos i kthenin pas. Në Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alias. Erdhën në Edem. Kështu e imagjinonin. Situata tepër e ashpër. Bashkë me ta dolën nga burgjet edhe njerëz me dënim të rëndë. U mblodhën dhe ata këtu. Krijuan mafien shqiptare në bashkëpunim me vendasit. Burgjet u mbushën. Kjo ishte ana tjetër, ana e keqe e shqiptarëve.
Ata vinin nga një shtet shumë i egër dhe nuk vonoi të shndërroheshin në frikë dhe tmerr.

Por, ana e mirë e shqiptarëve nuk voni të shfaqet. Filluan nga punët e rëndomta, të gjitha llojet. Në fillim i kishin frikë dhe nuk i besonin. Donin, s’donin, i përdorën për punët që nuk i bënin vet. Dhe ato ishin të shumta. Nëse nuk kishin dokumenta dhe të ishin shumë, ktheheshin në objekt shfrytëzimi, por shfrytëzimi të egër.

Dalë nga dalë, gur, gur ata ndërtonin Greqinë. Mjeshtrja të shkëlqyer, si Ipirotët e vjetër. Ishin të vetmit që kultivonin ullinjtë, duke u dhënë një pjesë të prodhimit pronarëve dhe ishin të kënaqur. Si të mos ishin. I braktisëm. Ashtu si dhe arat. Për gjithçka janë shqiptarët. Që nga kopshtet, deri tek ndërtimet dhe rikonstruksionet e çdo lloji. Me pak fjalë u bënë pronarë. Pronarët e vjetër u “rënduan” u dembelosën. Nuk ka asnjë fshat që to mos ketë shqiptarin/ë për të gjitha punët. Ne mungojmë.

Puna nuk është turp dhe ata e vënë në praktik. Ne, gjoja jemi krenarë, nuk pranojmë të bëjmë punë që nuk sjellin të ardhura të menjëhershme. Madje, të ardhura të shumta. U mësuam me borxhe, me subvencionime të komunitetit dhe u rehatuam. Po, u rehatuam, fjalë për fjalë. U bënë nikoqirë, ofrojnë të gjithë për familjen, të mëdhenj e të vegjël. Janë të rreptë me fëmijët. U bënë pjesë e pandarë e jona. Madje, pjesë e shëndetshme. E kishin shumë nevojë. Marrin pjesë në të gjitha festat tona. Siç edhe ne, madje ata disi më shumë. Studiojnë, do të bëhen shkencëtarë. Kanë marrë nënshtetësinë greke dhe me të drejtë. Nuk dallojnë nga ne.

Rol të madh luajti Kryepeshkopi i Tiranës, Anastasi, i cili u soll pa dallime, për shkak të fesë. I përqafoi të gjithë. Tashmë dhe ne këtu, nuk i veçojmë. Si dikur. Kur i përbuznim. Ata që nuk ikën me krizën ekonomike, ndërtuan dhe po ndërtojnë  shtëpinë e tyre. Do qëndrojnë këtu. U bënë grekë. Ndoshta dalin më të mirë! Kohët e vështira që po vijnë do ti kalojmë bashkë! Përktheu nga origjinali dhe përshtati jetanews.com