Në muajin gush 2020 Bejruti u trondit nga shpërthimi i fuqishëm në port i 2.750 tonëve nitrat amoniaku ku mbetën 200 të vdekur dhe u krijua një krater 140 metra i thellë.
Video shows large explosion in Beirut, Lebanon – which has caused widespread damage and injured hundreds of people, Lebanese Red Cross sayshttps://t.co/WHTlKXMmUb pic.twitter.com/UNdwucjQx2
— BBC News (World) (@BBCWorld) August 4, 2020
Pak muaj më pas, njofton jetanews.com shkencëtarë nga Nation Institute of Technology të Indisë dhe nga Hokkaido University të Japonisë, arritën të matin luhatjet elektroneve në Jonosferë, duke arritur në përfundimin se shpërthimi i fuqishëm tronditi shtresat më të larta të atmosferës duke shkaktuar të njëjtat pasoja krahasuar me ato të shpërthimeve vullkanike.
Duke filluar në një lartësi prej 50 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, jonosfera shtrihet qindra kilometra në hapësirë. Ekipi përdori lëvizjen e mikrovalëve të përdorura nga satelitët GPS ditën e shpërthimit për të përcaktuar shkallën e tij. Shkencëtarët vëzhguan ndryshime në shpërndarjen e elektroneve në atmosferën e sipërme, të cilat i ndihmuan ata të zbulonin valë të pazakonta. Efektet e shpërthimit të Bejrutit në jonosferë janë të krahasueshme me ato të shpërthimit të vullkanit Asama në Japoni në 2004./jetanews.com/