Greqi: Bandat shqiptare, 7 të arrestuar, kush janë “Mili”, “Landi” “Doriani”, “Fredi” dhe “Ari” që i shpëtoi 3 herë vdekjes

0
1391

Policia greke ka finalizuar një operacion të madh ndaj një bande kriminale grekësh dhe shqiptarësh.

Sipas informacioneve të policisë greke, njofton jetanews.com, bëhet fjalë për një bandë të strukturuar kriminale e cila prej vitesh merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, grabitje dhe vrasje. Kështu, gjatë një operacioni të zhvilluar pak ditë më parë të koordinuar midis policës së Athinës dhe asaj të Korinthos u bë i mundur arrestimi i një shtetasi grek 25-vjeç si dhe gjashtë shtetasve shqiptarë të moshave 27,27, 30,31,34, dhe 38 vjeç, si dhe është bërë identifikimi dhe është shpallur në kërkim një 32-vjeçar shqiptar.

Ndërkohë, gjatë operacionit të policisë greke në Korintho, njëri prej anëtarëve të bandës mundi ti shpëtoj postbllokut dhe kurthit të policisë dhe u largua drejt zonës së “Orea Eleni” ku gjatë ndjekjes humbi kontrollin e automjetit dhe plagosi një efektiv të policisë i cili ndodhej rastësisht aty, menjëherë u njoftuan dhe ndërhynë forcat DIAS, të cilët pas një ndjekje si në filma, arritën ta arrestojnë.

Policia greke bënë me dije se “kapo” i grupit kriminal është 38-veçari “Mili”, ndërsa drejtuesit e tjerë të bandës janë “Doriani”, “Landi” dhe “Fredi” si dhe katër anëtarë të tjerë. Dy prej anëtarëve të bandës kriminale kanë marrë pjesë në tentativën e… 3-të për vrasjen e një shtetasi shqiptar, ku tentativa e fundit ndodhi më dt. 26 shkurt 2021.

Sipas policisë “Mili” merrej me blerjen dhe furnizimin e bashkëpunëtorëve në rrjetin e madh të krijuar në Athinë dhe në të gjithë Greqinë. Ndërsa 25-vjeçari grek, sipas urdhrave të “Kapos”, e magazinonte lëndën narkotike në disa vende të ndryshme, si në Peristeri, në Kipseli etj, ku në bashkëpunim me një 31-vjeçar kishin rekrutuar disa persona të tjerë për shpërndarjen. Ndërkohë 37-vjeçari shqiptar, anëtar i bandës kishte krijuar një serë për kultivimin e kanabisit, ndërsa shqiptari tjetër  4-vjeç ishte përgjegjës që prodhimin ta magazinonte në vend të sigurt dhe të fshihte dhe armët që dispononte grupi.

Policia greke kishte vënën nën vëzhgim prej kohësh bandën. Por, më dt. 26 shkurt 2021, ajo përshpejtoi të gjithë operacionin ku u regjistrua dhe tentativa e 3-të për vrasjen e “Arit”, një tjetër shqiptar, rival me të cilin kishin llogari të hapura prej vitesh, por që i kishte shpëtuar të tre tentativave për vrasje. Kështu, më 21 shkurt 2021, “Mili” dhe 32-vjeçare i shpallur në kërkim “Doriani”, i ngritën kurthin e radhës për të ekzekutuar “Arin”, të cilin e nxorën në pritë me anë të bashkëpunëtorit të tyre, 30-vjeçarit “Landi”. Ndërkohë që ekzekutuesit ndodheshin në taksi, i kërkuan shoferit të ecte pak më ngadalë pasi “po shikonin një njeri të njohur, le ta përshëndesim” dhe menjëherë ndërsa taksia uli shpejtësinë autorët filluan të qëllojnë me pistoletë “Arin”, i cili fatmirësisht i shpëtoi tentativës për vrasje duke u plagosur lehtë në këmbë dhe në bark. Menjëherë ndërhyri policia, e cila u vu në ndjekje të autorëve të cilët lanë në taksi pistoletën dhe shoferin e shokuar nga gjithçka ndodhi brenda automjetit të tij.

Sipas policisë “Mili”, që është “kapo” i bandës, në dhjetor të viti 2020 u përlesh me policinë në lagjen Kipseli ku pati shkëmbim zjarri me kallashnikov, armë të cilën autori e la brenda automjetit që kishte vjedhur dhe mundi ti shpëtonte ndjekjes së policisë.

Nga ana tjerë “Ari”, i cili i ka shpëtuar të tre atentateve ndaj tij, është gjithashtu “kapo” i një bande rivale shqiptarësh e cila ka hasmëri dhe rivalitet të madh me bandën e “Milit”. Banda e “Arit”, ka dhe ajo një aktivitet tepër të “pasur” në fushën e krimit, ku vetëm gjatë dy viteve 2007-2008 janë regjistruar nga autoritetet policore 12 vrasje dhe 10 tentativa për vrasje. Policia greke thotë se kemi të bëjmë me një hasmëri të vjetër dhe shpëlarje hesapesh midis dy bandave shqiptare dhe bandave të tjera kriminale në Athinë./jetanews.com/