Greqi: Tragjike, 35-vjeçari shqiptar i jep fund jetës pse “çoi”në shtëpi koronavirusin

0
973

Sipas mediave greke të zonës së Evias, një shtetas shqiptar 35-vjeç i ka dhënë fund jetës, pasi “çoi” në shtëpi koronavirusin.

35-vjeçarin, njofton jetanews.com, e gjeti të pajetë bashkëshortja bashkë me vëllain e tij.
Sipas informacioneve, i riu është një shqiptar i cili jeton prej vitesh në Greqi, por gjatë një testi që bëri për koronavirusin, rezultoi pozitiv. Kjo i shkaktoi një tronditje të rëndë, thonë familjarët e tij, pasi akuzonte veten se “solli koronavirusin në shtëpi”.

Banorët e zonës flasin me fjalët më të mira për 35-vjaçarin si një njeri shumë i rregullt dhe familje e shkëlqyer, por që fatkeqësisht la pas një vajzë të mitur./jetanews.com/