Studimi: Si i shohin shqiptarët grekët

0
521

Një studim tepër interesant i zhvilluar nga Open Society Foundation for Albania pritet të publikohet këto ditë nga ELIAMEP (Fondacioni Helenik për Europën dhe Politikave të Jashtme).

Studimi, njofton jetanews.com  pritet të bëhet publik ditët në vijim nga ELIAMEP, por ndërsa kaq, disa detaje tepër interesante që do të ngrenë shumë diskutime janë bërë publike në mediat greke.
Kështu, çështja e caktimit të kufijve dhe zonave detare si dhe çështja Çame (me të gjitha aspektet e saj të ndryshme) shfaqen si problemet kryesore në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, sipas një raporti përkatës që do të botohet së shpejti nga Fondacioni Helenik për Evropën dhe Politikat e Jashtme (ELIAMEP), ku disa nga pikat kyçe të të cilave u prezantuan ekskluzivisht nga Angelos Athanasopulos për gazetën “To Vima”.

Hulumtimi përfshin analizën e gjetjeve të mbledhura nga një sondazh i opinionit publik shqiptar i koordinuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (Open Society Foudation for Albania), si pjesë e një projekti të përbashkët mbi opinionin publik si në Shqipëri dhe Greqi. Sidoqoftë, interesi i raportit të ELIAMEP, i titulluar “Qëndrimet e Opinionit Publik Shqiptar për Greqinë: Prirjet dhe Perspektivat” i nënshkruar nga Dr. Ioannis Armakolas dhe studiuesi George Siakas, përqendrohet në përpunimin specifik të të dhënave shqiptare nga një këndvështrim Grek.

Krahasimi i qëndrimit ndaj grekëve dhe turqve

Në tekstin e raportit ka disa elemente që sipas studiuesve “duhet të shqetësojnë Athinën”, të paktën në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe me vendin fqinj të Ballkanit. Duke qenë se Shqipëria përbënë një lidhje kritike në politikën ballkanike të Ankarasë, e cila ka investuar shumë në sektorë të ndryshëm për të justifikuar ndikimin e saj, është mirë që imazhi i Greqisë në Shqipëri kryesisht është pozitiv. Sidoqoftë, ky ndikim mbetet pas atij të Turqisë dhe Italisë.
Më konkretisht, 61% e opinionit publik shqiptar ka mendim pozitiv ose shumë pozitiv për Greqinë, ndërsa pikëpamjet negative nuk i kalojnë 12%. Në përgjithësi, Greqia renditet në vendin e 5 midis miqve të Shqipërisë, pas Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, BE dhe Italisë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, përqindjet përkatëse të pikëpamjeve pozitive për Turqinë (84%) dhe Italinë (94%) tregojnë se vendi ynë (Greqia) është një rast mjaft i veçantë. Megjithatë, nuk ka identifikim të menjëhershëm të Shqipërisë me Turqinë ose interesat turke. Por ajo që nuk duhet të neglizhohet është se ka dallime të konsiderueshme në pikëpamjet pozitive të opinionin ndaj Greqisë midis Veriut dhe Jugut të Shqipërisë. Ajo që duhet theksuar është se Athina ka një levë që duhet ta përdorë në një mënyrë më të strukturuar për të rritur ndikimin e saj. Dhe kjo nuk është asgjë tjetër përveç orientimit pro-perëndimor të Shqipërisë dhe pikëpamjes pothuajse universale ku 96% e popullsisë beson se vendi duhet të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

Pikëpamja negative e elitave

Një nga gjetjet më shqetësuese të kërkimit është se shtresat dinamike të shoqërisë shqiptare, të tilla si shtresat me arsim të lartë, të rinjtë ose klasat me të ardhura të larta, e shikojnë Greqinë me shumë kujdes. Siç u përmend më lart, shumica e popullsisë shqiptare është pozitive për Greqinë me 61%, por ndryshimet brenda “gjirit” të kësaj përqindjeje janë të konsiderueshme.
Në fakt, ndryshime të tilla nuk shfaqen në vende të tilla si Turqia dhe Italia, ku ndarja e pikëpamjeve pozitive është më e ekuilibruar. Më konkretisht, pikëpamja më pak pozitive për Greqinë shprehet nga të rinjtë e moshës 18-34 vjeç me një normë prej 52%, të diplomuar në Universitet me 51% dhe ata që u përkasin klasave me të ardhura më të larta me 48%. Përkundrazi, qëndrimet më pozitive për vendin tonë gjenden tek të moshuarit, më pak të arsimuar dhe tek shtresa më e dobët ekonomike.

Duke parë të dhënat më hollësisht, personat e moshës 55 vjeç e lart kanë një pikëpamje pozitive për Greqinë që arrin në 69%, ndërsa ata që kanë mbaruar arsimin e detyrueshëm ose që nuk e kanë mbaruar, kanë qëndrim pozitiv që arrin në 70.5%. Një përqindje të ngjashme e pikëpamjeve pozitive ka dhe pjesa e shtresës më të dobët ekonomikisht e popullsisë që paguhet rreth 250 euro në muaj. Në fakt, sipas autorëve të studimit, ekziston rreziku që “imazhi pozitiv dhe ndikimi i Greqisë në Shqipëri të ulet në të ardhmen, nëse nuk do të ketë veprime korrigjuese, ose nëse nuk do të rishikohet strategjia dhe mënyrat e qasjes (afrimit) të shoqërisë shqiptare dhe të politikës”.

Zonat detare dhe Çamët

Çështja e përcaktimit të zonave detare është, sipas opinionit publik shqiptar, në krye të listës së çështjeve dypalëshe. Kjo është ajo që besojnë 30% e të anketuarve. Mjaft afër, me një përqindje rreth 26% është çështja e Çamëve, e cila ka dimensione të ndryshme. Në fakt, tre në katër të anketuar besojnë se në përgjithësi çështja Çame mund të jetë një pengesë për zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare. Çështje të tjera, të tilla si p.sh. heqja e Ligjit të Luftës ose situata e emigrantëve shqiptarë në Greqi, janë shumë më poshtë në listën e problemeve (me 10% secila). Artikullin origjinal mund ta gjeni këtu. Përgatiti dhe përshtati jetanews.com