Nga Afërdita Selenica
Mësuese, kryetare e Organizatës “Jeta”, dega Patra
Jeta, dija ,kultura ,ruajtja dhe perhapja e gjuhes amtare , janë kryefjalët për dy mësueset e talentuara të kursit të mësimit të gjuhës shqipe pranë organizatës “Jeta” zonjat Boralda Papajani dhe Manjola Xhajanka.
Hapën dyert e “klasave” të tyre edhe pse këtë radhe on line.
Na treguan ashtu siç na kanë treguar herë tjetër që pasioni për profesionin fisnik të mësimdhënies kur shoqërohet me ndjenjën e bukur të patriotizmit dhe me sensibilitetin që të ofron puna me fëmijët ,mund të arrish sukses të paparë pikërisht si ai që pamë e ndjemë të gjithë ne pjesemarrësit e të ftuarit në festën e veçantë që organizuan këto dy mësuese te apasionuara në dt .6.3.2021 për të sjellë edhe pse mes ekranit në vatrat tona aromën e 7-8 Marsit.
Cicerima i quajtëm ne të pranishmit zërat e fëmijëve -nxënes ,sepse u ngjanin vërtet dallandysheve të pranverës të shtegtuar edhe ata këtu në tokën Helene me prindërit dhe familjet e tyre.
Na recituan vjersha shqip për mesuesit,për nënën,për atdheun dhe gjuhën e bukur shqipe.
Na kënduan shqip dhe na emocionuarn shumë kur në një zë na kërkuan t’u ruajmë të paprekur lumturinë duke mbushur zemrat e ne dëgjuesve me këngën “E duam lumturinë” ,të shoqëruar nga këngëtarja jonë e talentuar Teuta Pango.
Nuk mungoi edhe pjesa teatrale e realizuar kaq hijshëm prej…
(Emrat e nxenësve)
Adriana Korkuti
Angelo Likaj
Timo Gremshi
Abelaid Gremshi
Delsiano Ferzaj
Samuel Cabej
Evelina Likaj
Panajota Gjika
Na emocionuan shumë!
Këto mesuese ,ashtu si edhe gjithë mesueset e tjera të kurseve të gjuhës shqipe në Diaspore treguan edhe një herë se të qënit bashkëshorte,nënë,femër e punësuar apo plot detyrime jetësore ,nuk të pengoka aspak kur bëhet fjalë për misione më fisnike siç është ruajtja dhe përhapja e gjuhës shqipe në emigracion.
Meritë kanë edhe prinderit që ushqejnë te fëmijët e tyre ndjenjat kombëtare.
Gjuha eshte thesar i kombit dhe duke punuar në këtë mënyrë kombi ynë, gjuha jonë nuk do të asimilohen kurrë.
Aktivitetin e përshëndeti në hapjen e tij, vetë inisiatorja e hapjes së kursit pranë “Jetës”, presidentja e Organizatës zonja Elona Kataro duke uruar nxënësit, mësueset dhe gjithë të ftuarit për të qënë gjithmonë të suksesshëm në punën e tyre.
Nuk munguan edhe përshëndetjet nga të ftuarit e mbremjes se veçantë dhe ato ishin shumë. Na përshëndeti me fjalë të zgjedhura kaq bukur Aurela Koduri – Officers kordinatore prane Konsulates Shqiptare ne Selenik.
Joneda Dodaj- Oficere Koordinatore prane Ambasades se Republicans Shqiptare ne Athine.
Edlira Papavangjeli-Pedagoge e jashtme ne programin Master ne Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Mena here Programi per te drejtat e grave ne UNDP,Programi per Zhvillimi Kombeve te Bashkuara.
Lili Sula -Pedagoge ne Universitetin e Tiranes Fakulteti I Historise dhe I Filologjse.
Helena Grillo Pedagoge ne Universitetin Aleksander Moisture ne Durres.
Anila Shehu kryetare e “Jetes” në Athinë Anila Velaj Kila-kryetare e Lidhjes se mesuesve ne Greqi. Aferdita Selenica perfaqesueses e degës “Jeta” në Pater dhe mësuese e gjuhës shqipe. Iris Hajdinaj kryetare e “Jetës” në Selanik. Jovan Mehilli-kryetar nderi I LMSHG, mesues veteran. Irma Zaka -mesuese e gjuhes shqipe dhe anetare e lidhjes se mesuesve ne Greqi. Irma Dhaskali- mesuese e gjuhes shqipe dhe anetare e lidhjes se mesuesve ne Greqi. Alma Zekollari -nenkryetare e lidhjes se mesuesve dhe mesuese e gjuhes shqipe. Bona Mara-nenkryetare e lidhjes se mesuesve dhe mesuesve e gjuhes shqipe. Mimoza Hida-sekretare e lidhjes se mesuesve dhe mesuese e gjuhes shqipe.Eriketa Qorlazja – arketare e lidhjes se mesuesve dhe mesuese e gjuhes shqipe. Panorea Gjoligu-nenkryetare e Organizates “Jeta” ne Athine Lefteri Metkaj- anetare e lidhjes se mesuesve dhe mesuese e gjuhes ne Shkollat Redi dhe AspropirgoSilva Agolli- mesuese e gjuhes shqipe ne Selanik dhe anetare e Organizates “Jeta” ne Selanik. Mirela Hoxha sekretare e Org. “Jeta” Sofia Cambiri psikologe e Organizatës “Jeta”, Antonela Stefa mesuese e gjuhes shqipe ne Selanik dhe anetare e Organizates “Jeta:” ne Selenik. Resmie Çota kryetare e degës “Jeta” në Veria dhe mësuese e gjuhes shqipe. Pjerin Lleshi – anetar I lidhjes se mesuesve dhe mesues I gjuhes shqipe. Ekloida Sula, Majlinda Gjoka anetare e lidhjes se mesuesve dhe mesuese e gjuhes shqipe. Lira Ndrio anetare e lidhjes se mesuesve dhe mesuese e gjuhes. Amarda Ekmekciu anetare e lidhjes se mesuesve dhe mesuese e gjuhes. Majlinda Gjini anetare e lidhjes se mesuesve ne Greqi. Klarita Selmani anetare e lidhjes se mesuesve dhe mesuese e gjuhes shqipe. Majlinda Lipi anetare e lidhjes se mesuesve dhe mesuese e gjuhes shqipe.
Aktiviteti na emocionoi shumë dhe na tregoi që bashkëpunimi mësues -nxënes -prinder dhe deshira për dije e kulturë mund të arrijë suksese të veçanta.
Bravo mesueseve të “Jetes“!
Bravo nxenësve!
Bravo “Jeta” që si gjithmonë shkelqen!