Tashmë dhe zyrtarisht Italia njeh patentat shqiptare si dokument zyrtar.
Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe më pas, më dt. 12 mars u firmos në Romë marrëveshja e njohjes së patentave shqiptare si dokument zyrtar nga Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka dhe homologu i saj italian Luigi Di Maio.
“U tha u bë.
Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali.
Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”, njoftoi kryeministri shqiptar në facebook. /jetanews.com/