Nga Lefteri Metkaj
Mësuese
Mes Jush gjetëm mirëpritjen dhe respektin tuaj!
Për nder të 21- shkurtit, Ditës Ndërkombëtare te gjuhës amtare veç programit festiv me nxënësit në program kishim dhe një vizitë takimi me Kryetarin Bashkisë Nikaia – Rendi Jorgos Ioakemidis -Νίκαια-Ρέντη, ΓΙΏΡΓΟΣ ΙΩΑΚΕΙΜΙΔΗΣ.
Qëllimi i kësaj vizite ishte për të shprehur mirënjohjen tonë si komunitet shqiptar për mbështetjen e mësimit shqip si dhe për marrëdhëniet që kanë mbetur të mira dhe nuk e teproj aspak nëse them shumë të mira me përfaqësuesit e këtij pushteti lokal.
Bashkia e Rendit është e vetmja bashki në Athinë që i ka dhëne të drejtën fëmijëve tanë të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën tonë amtare e të zhvillojmë edukimin identitar të traditave shqiptare.
Është kënaqësi të falënderosh në një festë të tillë atë që nderon gjuhën tonë amtare, gjuhën shqipe. S’ka ë mirë kur urat e mirëkuptimit forcohen duke thelluar bashkëpunimet dhe marrëdhëniet me pushtetin lokal grek dhe komunitetin shqiptar.
Një përfaqësi nga veprimtarë të shquar të komunitetit shqiptar dhe mbështetës të mësimit shqip në Rendi, si znj. Panore Gjoliku dhe z. Etmond Guri i shprehem mirënjohjen tonë në emër të nxënësve, prindërve dhe gjithë komunitetit tonë shqiptar në Athinë.
Shumë i gëzuar ndihej dhe nxënësi Dejvi Blliku, i cili i dhuroi z. ΓΙΏΡΓΟΣ ΙΟΑΚΙΜΙΔΗΣ buqetën me lule në emër të gjithë nxënësve që mësojnë gjuhën shqipe në Rendi.
Gjatë bashkëbisedimit më shprehu përgëzimet për rritjen e numrit të nxënësve që mësojnë gjuhën shqipe, duke theksuar se është e drejta e kujtdo të mësojë gjuhën e tij amtare, të zhvillojë e të respektojë kulturën e tij.
Mirënjohje për këtë zotëri, ΓΙΏΡΓΟ ΙΩΑΚΕΙΜΙΔΗΣ, kryetarin e Bashkisë,
mirënjohje pushtetit lokal në Rendi që më dhanë mundësinë të kryej këtë detyrë kombëtare, të zhvilloj mësimin në gjuhën shqipe, të dëgjoj nxënësit që flasin bukur gjuhën shqipe, të ndjej emocione e më shumë se kaq gëzim, që thonë vargje për gjuhën tonë amtare, për tokën time të dashur dhe për Atdheun e shtrenjtë të prindërve të tyre.
Zërat e tyre më tingëllojnë në shpirtin tim në këtë festë dhe kënaqësi të falënderosh e të shtrëngosh duar në takime me njerëz plot vlera të Bashkisë se Rendit në Athinë.
Falënderoj përzemërsisht, mirënjohje dhe respekt pa fund për komunitetin tonë në bashkinë Rendi – Nikaia, në Athinë e më gjerë që meritojnë nderimet e mia për këtë sukses që e kemi arritur së bashku, pa mbështetjen tuaj ky sukses do të mungonte.
Kënaqësi të festojmë sëbashku sukseset.
Sëbashku mundemi për të tjera suksese!