Greqi: Në fund të marsit hapet platforma për kategorinë e lejeve të jashtëzakonshme, përfitojnë me mijëra shqiptarë

0
1170

Një lajm i mirë për të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi, të cilët nuk janë të rregullt me dokumenta, tashmë ata do të kenë një shans për t’u pajisur.

Sipas jetanews.com, specialisti i çështjeve të emigracionit z. Fatos Malaj i ftuar në Tribuna Tv me gazetarin e mirënjohur Robert Goro pohoi se deri në fund të muajit mars do të hapet platforma për kategorinë e lejeve të jashtë zakonshme.

Madje, z. Malaj tha se “unë e pash platformën dhe mënyrën se si ajo do të funksionoj por nuk mund të them më tepër, pasi nuk më lejohet”.
Ndërsa kaq të gjithë shtetasit e vendeve të treta të cilët jetojnë në Greqi 7-vitet e fundit dhe vërtetojnë me dokumenta lidhjet e ngushta me shtetin grek mund të aplikojnë për t’u pajisur me leje qëndrimi të rregullt.

Bëhet e ditur se në kundërshtim me përvojën e hidhur të deritanishme për këtë kategori, ku emigrantët duhej të prisnin prej vitesh me radhë që të pajiseshin me lejen e shumëpritur, tashmë procesi do të jetë ekspres dhe do të përfundoj brenda një kohe rekord./jetanews.com

Lidhur me kategorinë në fjalë jetanews.com ju vjen në ndihmë duke ofruar informacion edhe më të detajuar, për këtë duhet të na kontaktoni në e-mailin:
infojetanews@gmail.com  
Ose në faqen tonë në facebook në adresën:
https://www.facebook.com/Jetanews