Ndërsa shteti i Teksasit po goditet nga një stuhi e fortë për shkak të motit të keq, një shqiptar pronar i një restoranti vendosi të ofroj më shumë se 500 vakte ushqim për njerëzit në nevojë.
Kështu, bashkëpronarët e restorantit “Bella Italian” në Plano, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, nuk mund të duronin të shihnin që komuniteti i tyre vuante kaq shumë dhe vendosën të gatuanin vakte të nxehta për më shumë se 500 njerëz.
Isufaj tha të shtunën se klientët besnikë e mbajtën në këmbë restorantin gjatë pandemisë dhe ai donte kështu t’ju kthente favorin.
“Ne filluam të krijojmë një afrimitet më klientët tanë pasi COVID goditi. Ata me të vërtetë na mbështetën shumë duke na ngritur në një nivelin tjetër,” tha Isufaj për “Fox & Friends Weekend“.
Teksasi aktualisht po përballet me krizë uji, temperatura të ulëta dhe stuhi të fuqishme që kanë shkaktua shumë të vdekur.
Ndërsa shteti i Tekasit po përballet me motin e keq dhe të ftohtë dhe ndëra grupi i xhirimit të Foxnews po filmonte, Isufaj dhe Shurreca donin të siguroheshin se mund të ofronin një vakt të nxehtë për njerëzit në nevojë. Pronarët e restorantit nuk kishin fuqi që ta përgatisnin të gjithë këtë në shtëpitë e tyre, kështu që ata shkuan në restorant për të gatuar për veten e tyre dhe më pas vendosën të bënin të njëjtën gjë “për të gjithë të tjerët”, tha Isufaj./jetanews.com/