Florian Marku shkatërron në ring kundërshtarin e frikshëm anglez, ky është vetëm fillimi (video)

0
407

Florian Marku, boksieri shqiptar ka arritur të marrë një fitore të vyer në raundin e 8-të, ndaj anglezit Rylan Charlton.

Marku shkoi në këtë ndeshje i bindur për të fituar pas hiles që i bëri arbitri në ndeshjen e shkuar ku edhe pse ai e shkatërroi kundërshtarin e tij në goditje, i shkaktoi knockdown, arbitri përsëri i dha atij barazimin. Kjo e zemëroi shumë Florian Markun, i cili reagoi fuqishëm duke i denoncuar publikisht për rezultate fiktive të stisura në dëm të tij dhe se “ata po përpiqen të më shkatërrojnë karrierën, unë fitova”.

Ndërsa kaq, njofotn jetanews.com, Marku nuk u dorëzua kurrë, madje nën orientimin e shkëlqyer të trajnerit të tij, grekut George Armagos, i cili e ka mbështetur dhe ndjekur këmba këmbës Florian Markun që nga mosha 12-vjeçare, vendosmërisë së tij, shpirtit luftarak, fuqisë së pashtershme që buron brenda Markut, si një shqiponjë e vërtetë, Marku ka shkatërruar kundërshtarin e tij në ring duke detyruar ekipin e tij ta tërheqin atë nga ndeshja në raundin e 8-të.

Ishte një ndeshje shumë e fortë, edhe pse kundërshtari i Markut, anglezi Rylan Charlton ishte i sigurt për fitoren dhe hyri në ring i bindur se do ta shkatërronte Markun që në raundin e parë duke sulmuar dhe luftuar fuqishëm. Por, jo vetëm që nuk ia doli por mori dhe mësimin e jetës së tij. Pasi shpirti luftarak, fuqia e pashtershme e Markut si një Shqiponjë e vërtetë e bëri anglezin ta mendoj edhe një herë jo vetëm që e kishte gabim, por dhe të kuptoj se çfarë do to të thotë Florian Marku.

Pas përfundimit të ndeshjes Marku deklaroi:
“Zoti është më i madhi! Ju falënderoj të gjithëve nga zemra!
Si fillim, urime Rylan Charlton një boksier i fortë dhe do dalesh më i fortë nga kjo. Kthehu shëndosh e mirë pranë familjes. Kam një ekip shumë të mirë pas meje. Në këtë ndeshje kisha trajnerin tim të dashur George Armagos që me njehë që ne moshën 12 vjeçare dhe ka qenë gjithnjë pranë meje. Dua të falënderoj Clifton Mitchell i cili më mësoi shumë gjëra gjatë stërvitjes ne Derby, është një trajner shumë i mirë. Dhe sigurisht dua të falënderoj personin që rriti rezistencën time dhe e çoi atë në një nivel tjetër Kirk Gibbons . Ky është vetëm fillimi. Shumë dashuri për të gjithë ata që besuan tek unë”./jetanews.com/