Publikimi i bankës së temave për fitimin e nënshtetësisë greke shkakton reagime të forta nga organizatat e të drejtave të njeriut

0
1375

Ministria e Brendshme e Greqisë, konkretisht Sekretariati i Përgjithshëm i Nënshtetësisë ka publikuar para pak ditësh Bankën e Temave në websitin https://exetaseis-ithageneia.ypes.gr/#home  për të gjithë shtetasit e vendeve të treta të cilët dëshirojnë të bëhen shtetas grek, ku me anë të Bankës së Temave, ata do të certifikohen për njohuri të mjaftueshme për gjuhën greke, historinë, kulturën etj.

Në bazë të ligjit 4735/12.10.2020 njofotn jetanews.com procedurat e fitimit të nënshtetësisë greke ndryshojnë rrënjësisht. Me ligjin e ri, çdo aplikant duhet të certifikohet fillimisht në gjuhën greke, histori, gjeografi, kulturë etj. Por, që t’ja arrij këtë aplikanti duhet fillimisht të kaloj me sukses provimin me shkrim të njohurive të mjaftueshme të gjuhës greke, historisë, kulturës etj. Pra, me pak fjalë që një aplikant të kaloj me sukses provimin duhet të kaloj me sukses provimin me shkrim të paktën 80%.

Një nivel absurd dhe tej çdo norme, siç dhe e kanë denoncuar edhe më herët specialistët e fushës, organizatat e të drejtave të njeriut si dhe vet shtetasit e vendeve të treta.

Gjithashtu, një problem tjetër haset tek përmbajtja e Bankës së Temave. Përmbajtja e temave është tepër e vështirë për t’u kuptuar dhe mësuar, e aq më tepër për t’u shkruar nga një shtetas i vendit të tretë i cili do të fitoj me natyralizim nënshtetësinë greke.

Specialistët e fushës pohojnë se sipas përmbajtjes dhe formës së artikuluar të Temave të publikuara, që t’ia dali dikush duhet të ketë “njohuri universiteti” si dhe websiti le shumë për të dëshiruar nga ana e estetikës dhe lehtësisë për tu përdorur si dhe nuk ka respektim të drejtave të njeriut kryesisht të komuniteteve myslimane.

Shumë ashpër ka reaguar ish-Nënkryetari i Bashkisë së Athinës për Emigrantët dhe Refugjatët, ish kryetar i SEM-it dhe Shef Avokatie i organizatës ndërkombëtare Solidarity Now, z. Lefteris Papagiannakis, i cili ka deklaruar:

“Faqja është estetikisht dhe funksionalisht e papranueshm, disa pyetje janë plotësisht të gabuara pasi ato nuk pasqyrojnë realitetin e vendit si një demokraci moderne liberale dhe më ofendojnë mua si qytetar grek”.

Gjithashtu tepër pikant ka qenë në reagimin e tij dhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Emigracionit Vasilis Papadopoulos i cili thekson ndër të tjera:
“Përtej shakasë, krijimi i një banke temash me pyetjet specifike tregon mënyrën se si shteti grek dëshiron të përballoj qytetarët e tij kandidatë për shtetas grek. Thjeshtësia e sofistikuar, së bashku me ideologjinë e thellë, shkaktojnë një përzierje që edhe një qytetar grek do ta kishte të vështirë ta përballonte. Në të njëjtën kohë asnjë respekt për perceptimet e ndryshme fetare ose kulturore të njëri-tjetrit. Pyetje që janë tepër të vështira edhe për një banor të Greqisë i 50 viteve të fundit. Madje, edhe ide të fshehura për një Shtet Kombëtar Grek të Krishterë. Pasi në rregull, mund të pretendosh nga një shtetas i huaj që jeton në Greqi të dijë që ne ndezim qirinj të Shtunën e Madhe, por ai duhet ta dijë që me to ne marrim Dritën e Shenjtë. Dhe së fundmi, pse nuk i heqim këpucët kur hyjmë në shtëpi siç bëjnë arabët? Libri i vjetër i sugjeruar për lexim mbi Elementet e Historisë dhe Kulturës Greke ishte gjithashtu i vjetëruar, por nuk ishte objekt shqyrtimi. Komitetet Këshilluese të Shtetësisë ishin nganjëherë jashtëzakonisht kërkuese kur pyesnin për rrymat e pikturës në Greqi në shekullin e 19-të, dhe nganjëherë jashtëzakonisht të lehtë, duke marrë parasysh se përgjigjja që ne festojmë fillimin e Revolucionit Grek më 25 Tetor ishte e mjaftueshme, por nga atje ku dikush duhet të dijë disa detaje rreth kulturës, historisë, institucioneve politike që nuk i njeh një qytetar mesatar grek, si dhe kërkesa për të folur gjuhën në një nivel më të lartë se sa mesatarja e një nxënësi të shkollës së mesme, ka një qëllim mjaft domethënës,  për të parandaluar marrjen e shtetësisë greke nga një qytetar i huaj i nivelit mesatar, posedues i lejes së qëndrimit të rezidentit afatgjatë në Greqi. Dhe po, për të marrë shtetësinë greke, këtij shtetasi të huaj duhet t’i kërkohet të njohë dhe respektojë elementet themelore të shtetit grek, por jo të ketë njohuri të barabarta mbi mesataren e të diplomuarve në arsimin e detyruar në Greqi”./jetanews.com/