Policia i arreston për kontrabandë cigaresh, u zbulon rastësisht 100.000 euro emigrantëve

0
288

Befasinë e tyre kanë shprehur policët e antidrogës dhe të antikontrabandës në Athinë ndërsa kanë arrestuar pesë emigrantë për kontrabandë cigaresh, zbuluan rastësisht 100.000 euro.

Më konkretisht, sipas informacioneve të mara, pesë emigrantë nga Bangladeshi, të cilët kishin kryer dënim e burg në Koridalol dispononin një minimarket në qendër të Athinës. Informacionet e policisë bënin fjalë për kontrabandë cigaresh dhe lëndve narkotike. Kështu, njofton jetanews.com, efektivët e antidrogës dhe antikondrabandës u vunë në ndjekje të dyshuarve. Pas disa ditësh vëzhgimi, policët vendosën ti arrestonin dhe të kryenin kontrolle në banesat e dyshuara.

Por, ndërsa “informacionet” ishin për sasi të mëdha lëndësh narkotike dhe cigaresh kontrabandë gjatë kontrolleve, policët nuk gjetën lëndë narkotike përveçe një sasie të vogël cigaresh kontrabandë. Por, ajo që befasoi policët ishte shuma e madhe e eurove të zbuluara në vende të fshehta në tre banesat që mësynë policët. Kështu, në njërën prej banesave u zbuluan 70.000 euro, në një tjetër rreth 25.000 euro dhe në banesën e tretë 6.000 euro. Ndërkohë policët gjetën në një pako letre 510 gram lëndë të bardhë të cilën e kanë dërguar në laborator për ta analizuar./jetanews.com/