Çfarë tha Abazoviç për Kosovën që tërboi mediat e Beogradit

0
110

Ka shkaktuar “tërmet” mediatik në Beograd Abazoviç.

Dritan Abazoviç është një figurë e shquar e spektrit politikë në Mal të Zi ku dhe mbanë postin e Zv/kryeministrit në qeveri. Me rastin e Pavarsisë së Kosovës, Dritan Abazoviç ka uruar Kosovën dhe qytetarët kosovarë për festën pavarësisë, gjë e cila ka shkaktuar “tërmet” të vërtetë n mediat e Serbisë.

“Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës,” tha në urimin e tij ndër të tjera Abazoviç duke por duke e mbyllur këtë urim me thënien: “Merrni shprehjet e respektit tim më të lartë dhe përshëndetjet e përzemërta”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave serbe të cilat nuk me anë të titujve “pikantë” të artikujve të tyre duket qartë se sa nervoze dhe t zhgënjyera janë: “Abazovic përgëzoi pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë”, “Abazovic uroi ‘pavarësinë’ e Republikës së rreme të Kosovës”, “Kjo është faleminderit për donacionet”, “Abazovic uroi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”etj, etj.

Dritan Abazoviç është një politikanë shqiptar në Malin e Zi i cili triumfoi në zgjedhjet e fundit parlamentare në Malin e zi dhe është ndër aleatët kryesor të qeverisë së Malit të Zi./jetanews.com/