Stratfort: Turqia në 2050-ën bëhet superfuqi me ndikim të madh në këto shtete… reagon ashpër Rusia (video)

0
137

Stratfor: Platforma Kryesore e Inteligjencës Gjeopolitike në Botë, ka bërë një parashikim të frikshëm, ku me anë të një analize parashikon se Turqia  deri në vitin 2050 do të shndërrohet në një superfuqi.

Madje, sipas këtij studimit, Turiqa do të fusë nën ndikim e saj të plotë shumë vende të cilat shfaqen me të kuqe në hartën e Stratfor: Armenia, Greqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Bahreini, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Abhazia, Libani, Siria, Jemeni, Iraku, Kuvajti, Egjipti, Libia si dhe zona të Rusisë jugore, duke përfshirë Krimenë, Kuban, rajonin e Rostov dhe republikën e Kaukazit të Veriut, janë disa prej këtyre vendeve.

Kjo hartë publikohet nga libri “100 vitet e ardhshme: një parashikim për shekullin 21″ të George Friedman, oficer amerikan i inteligjencës dhe themelues i Stratfor. Friedman thekson në libër se Rusia është e rrethuar nga shtete me të cilat ka konflikte dhe rrezikon shumë të copëtohet nëse hapë konflikt me ta. Turqia dhe Polonia do të fitojnë një pozicion shumë më të fortë gjeostrategjik në periudhën e ardhshme dhe do të bëhen udhëheqëse rajonalë.

Moska: “Nëse ata duan të provojnë armët tona, le të provojnë. Sa i përket Krimesë dhe Sevastopolit, ajo janë çështje të mbyllura. Le të studiojnë historinë. Nëse ata duan të provojnë fuqinë e moralit rus dhe armët tona, le ta provojnë,” tha Andrei Krasov, nënkryetari i parë i komitetit të mbrojtjes të Dumës Ruse./jetanews.com/