Moti i keq pushton Athinën, rrugë të bllokuara, ndërprerje të energjisë elektrike, anulohet vaksinimi i popullsisë

0
151

Reshjet e dendura të dëborës gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar shumë probleme në Atikë.

Shumë rrugë janë të bllokuara, njofton jetanews.com, shumë zona të Athinës janë pa energji e elektrike për shkak të problemeve që ka shkaktuar moti i keq dhe reshjet e shumta të dëborës.
Siç dhe njoftoi DEH në lidhje me problemet e krijuara në rrjet nga moti i keq i shkaktuar nga “Mideia”, njofton se problemet e furnizimit me energji elektrike paraqiten këtë mëngjes të 16 shkurtit në zonat e mëposhtme:

Në Atikë në zonat e Agios Stefanos, Kryoneri, Nea Erithraia, Metamorfosi, Neo Iraklio, Nea Ionia, Filadelfia, Ekali, Maroussi, Anoixi, Dionysos, Drosia, Kapandriti, Menidi, Parnitha, Avlonas, Malakasa, Kalamos, Markopouplo Oropou, Rodopoli, Stamata, Bazilika e Salaminës  dhe në Skaramagkas.

Gjithashtu e njëjta situatë problematike shfaqet edhe në shumë zona të tjera të Greqisë si në Evia etj.

Autoritet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Greqia aktualisht po përballet me motin më të keq që nga viti 2004./jetanews.com/