Greqia dënon dy ushtarët shqiptarë të cilët vunë togën e ushtarëve grek të këndojnë shqip (video)

0
414

Janë dhënë masat e dënimit për dy ushtarët grek, me origjinë shqiptare të cilët vunë togën e tyre të këndojnë dhe të falënderojnë në shqip.

Gjesti u filmua me telefon dhe u publikua në rrjetet sociale, ku menjëherë mediat greke dhanë alarmin dhe e konsideruan ofendim të rëndë ndaj ushtrisë greke gjestin e dy ushtarëve me origjinë shqiptare.

Ndërkohë që ngjarja mori përmasa të mëdha, partia nacionaliste “Zgjidhja Greke” i “kërkoi” shpjegime Ministrit të Mbrojtjes të Greqisë Nikos Pnagiotopoulos në një pyetje ankesë të bërë në parlamentin e Greqisë më dt. 25/01/2021. Në përgjigjen e tij Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos deklaroi se “Ndaj dy ushtarëve në shërbim që shkaktuan incidentin u morën masa disiplinore siç parashikohet në rregullore dhe u morën masa disiplinore edhe ndaj eprorëve të tyre në repartin ku shërbejnë dy ushtarët ku u konstatuan shkelje”.

Vlen të theksohet se për hetimin e ngjarjes pasi mori përmasa të mëdha u vu në lëvizje edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke e cila urdhëroj nisjen e menjëhershme të hetimeve dhe marrjen e masave përkatëse./jetanews.com/