Ç’po ndodh këto ditë në ishullin e pelikanëve?

0
145

Moti i ftohtë, me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta, ka krijuar vështirësi edhe në koloninë e pelikanit kaçurrel në Karavasta.

Për fat të mirë, njofton Ardian Koci Drejtor i Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Fierit, pjesa më e madhe e shpendëve, duket se ka përballuar me sukses kushtet ekstreme te motit dhe vazhdon procesin e inkubimit.

Megjithatë 2 çifte folezues duket se janë “dorëzuar” duke braktisur foletë e tyre.(njëra me 2 vezë dhe tjetra me 1).

Deri tani kemi  78 çifte folezues, prej të cilëve 76 janë në inkubim, ndërsa 2 çifte, si ju thashë,kane braktisur foletë.

13 çifte të reja folezuse i janë bashkuar kolonisë që prej fundit të janarit, mesatarisht 1 çift në ditë.

Pritet,që gjatë javëve në vijim, numri i foleve të vazhdojë të rritet,duke shpresuar që së paku të arrijë dhe tejkalojë rekordin e vitit të kaluar prej 85 çiftesh folezuese.

Fotot janë nga dita e djeshme dt. 14 Shkurt.