Tom Doshi, unë jam kryetar dhe do kandidoj ku të dua, do jem në 4 qarqe

0
95

Kryetari de facto i PSD-së, Tom Doshi ka sqaruar për mediat shqiptare se ai jo vetëm që është kryetar i PSD-së, por madje do të kandidoj në katër qarqe.

Edhe pse në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve PSD-ja u regjistrua me kryetar Engjëll Bejtja, Doshi ka sqaruar se kjo ndodhi për shkak vendimit të strukturave të Partisë, pasi edhe pse e kanë rikonfirmuar kryetar, ai fuqinë e merë më dt. 19 shkurt.

Doshi shtoi se nxituam të regjistroheshim me kryetar Engjëllin në KQZ për të mos humbur afatet e parashikuara në ligj.

“Pasi vendimi të marrë formë të prerë dhe të rikonfirmohem në krye të PSD-së, unë do të futem në garë, madje do të garoj në katër qarqe”, deklaroi Tom Doshi.

Tom Doshi është një nga personat e listës së zezë të cilëve u është ndaluar hyrja në Shtet e Bashkuara të Amerikës për shkak të korrupsionit dhe trafikimit të lëndëve narkotike./jetanews.com/