Dalin pamjet kur i forti i Shkodrës ekzekutohet me 30 plumba kallashnikovi (video)

0
464

Televizioni “Ora News”, zbulon pamjet ekskluzive të ekzekutimit me 30 plumba të Ritvan Ramazanit, i njohur ndryshe edhe si i “forti” të Shkodrës.

Në filmime duket momenti ku, Duel Mehmedaj, zbret nga një “Benz-Mercedes”, ngjyrë të zezë me targë AA 259 BA dhe në duar mban një kallashnikov, ku fillon të qëllojë në drejtim të Ramzanit, i cili ndodhej në timonin e automjetit tip “BMVV X5”.

Sipas pamjeve filmike por dhe dëshmisë së dhënë në polici nga Milkjor Gjoka, i pari që ka qëlluar me një pistoletë “TT”, ka qënë Ritvan Ramzani dhe më pas ka zbritur nga makina dhe është kundërpërgjigjur me “lumë” plumbash kallashnikovi, Duel Mehmedaj.

Kamerat e sigurisë të një karburanti pranë vendin të ngjarjes, kanë sjellë dokumentimin e plotë të dinamikës së krimit, ku tregohet qartë se Duel Mehmedaj, fillimisht ka hapur zjarr në pozicion ballor, ndërsa menjëherë pozicionohet në pjesën e pasme të shoferit nga ana e majtë, ku në një distancë rreth 1 metër, ka vijuar të qëllojë me breshëri në drejtim të Ridvan Ramazanit, duke e lënë të vdekur në vend./jetanews.com/