Ditët e ardhshme pritet të kaloj për miratim në parlamentin e Greqisë disa ndryshme në ligjin për punëtorët sezonal.
Këto ndryshime njofton jetanews.com kanë rëndësi të veçantë pasi me anë të amendamenteve përmirësohet së tepërmi e gjithë procedura, shkurtohen afatet kohore, insistohet për të shmangur burokracinë si dhe do t’i japi mundësinë punëtorëve sezonal veç të tjerash të udhëtojnë drejtë vendlindjes së tyre me leje të posaçme gjatë periudhës së punës.
Greqia çdo vit ka nevojë për më shumë se 65.000 punëtorë sezonal, të cilët gjatë këtyre viteve i ka “siguruar” nga vendet e Ballkanit, ku roli kryesor me përqindjen më të larë e zënë shqiptarët dhe pastaj vijojnë rumunët etj. Por, fatkeqësisht pjesa më e madhe prej tyre hynin në mënyrë të jashtëligjshme ose detyroheshin të shkelnin ligjin. Kjo shkaktonte shumë problem si për vet ata po ashtu dhe për shtetin grek.
Nevoja e madhe që ka Greqia për krah të lirë pune dhe kryesisht punëtorë të kualifikuar, si dhe mos dëshira e vendase për të punuar në bujqësi, ka detyruar qeverinë greke që të ndryshoj kurs kundrejt kësaj kategorie. Pra, të përmirësoj kuadrin ligjor dhe të lehtësoj procedurat për punëtorët sezonal të cilët mund të vijnë rregullisht dhe të kenë mundësinë që me anë të lejes së posaçme të hyjnë e dalin pa probleme.
Lidhur me këtë problem ditën e djeshme në Imathia është zhvilluar një mbledhje me përfaqësues të Kooperativave dhe fermerë të shumtë nga e gjithë Greqia e Veriut.
Temë diskutimi ka qenë ajo se çfarë do bëhet me përgatitjen e procesit të prodhimit në fushë, pasi kultivuesit janë dominuar nga ankthi i madh se kush do të krasit pemët në fushë, kush do të kujdeset dhe kush do të mbledh prodhimin kur të vijë vera.
Rreth kësaj teme ka shkruar një artikull për Kathimerini, gazetari i njohur Stavros Tzimas, i cili ndër të tjera shpreh shqetësimin e tij për punëtorët sezonal, duke theksuar se askush nuk mund të garantoj se testet Pcr apo Rapid të punëtorëve mund të jenë të falsifikuara duke shtuar se “në vendet fqinje në veri funksionojnë “industri” falsifikimi testesh kovid”.
“Është sekret i përbashkët tashmë se pa punëtorët zonal nga Shqipëria dhe përgjithësisht nga vendet e Ballkanit, nuk ka prodhim”, shkruan Tzimas si dhe ngre pikëpyetje të shumta se çfarë bëjnë vetë grekët për këtë, kur papunësia është në shifra të larta, ku janë të papunët, ku është rinia, ku shkoi ajo traditë me fermerët tradicionalë të cilët gjerësisht ishin të përkushtuar dhe kujdeseshin me çdo mënyrë për tokën.
“Tradita humbi…” shkruan ai duke shtuar “Brezat e subvencionimeve të dekadave të fundit “dorëzuan” tokat në duart e “huaja”. Humbi tradita, humbën krahët e kualifikuar. Të rinjtë e regjistruar (kryesisht për subvencionime) si fermerë nuk dinë as të krasisin, as të kujdesen apo të vjelin prodhimin. Ata thjeshtë nuk kanë më dëshirë të punojnë në ara. Tashmë njohuritë i kanë (dhe bravo ju qoftë) vetëm punëtorët e importuar, madje shumë prej të cilëve marrin toka me qira apo blejnë dhe pika grumbullimi apo fabrika konservimi, duke u bërë kështu dalë nga dalë “padronët” e fushës”./jetanews.com/