Takohemi në Zoom më 14 shkurt!

0
157

Në kuadër të aktiviteteve artistike dhe kulturore, Organizata “Jeta” vazhdon punën e saj online.
Grupi i “Ngritjes Personale” në Athinë vjen përsëri pranë jush dhe fton anëtarët dhe dashamirësit e Organizatës “Jeta”, në një orë të këndshme letrare duke sjellë pranë romanin cilësor “Brenda pasqyrave banojnë dashuritë”, të autorit Dashnor Selimi.
Do të shprehim mendimet tona për tematikën dhe personazhet e romanit, do të na flasë vetë shkrimtari që do të na nderojë me pjesëmarrjen e tij online dhe në fund do të ketë hapësirë kohore për pyetje drejtuar autorit.
Zgjodhëm datën 14 shkurt, për të ngjyrosur me ngjyrën e dashurisë edhe pasqyrat e shpirtit tonë, sidomos në kohën e vështirë që tashmë po përjetojmē.
“Grupi i ngritjes personale” pranë “Jetës” drejtohet nga psikologia Sofia Cambiri dhe përbëhet nga Anila Shehu, Afërdita Selenica, Elsa Legi, Vjollca Luzaj, Ana Boçi Paskali dhe Boralda Petromilo Papagianni.

Takohemi së bashku më 14 Shkurt 2021 në orën 19:30, në platformën Zoom.
Linku: Jeta Organization is inviting you to a scheduled Zoom meeting.
Topic: My Meeting
Time: Feb 14, 2021 07:30 PM Athens

Join Zoom Meeting
https://us02web.zoom.us/j/5581489899…
Meeting ID: 558 148 9899
Passcode: Jetaorg

Jeni të gjithë të mirëpritur!
#Jeta_Greqi