Programet e OAED-it, ku vështirësohen emigrantët shqiptarë…

0
423

Nga Elona Kataro
Presidente e organizatës “Jeta”

Njehsoni diplomat tuaja

Pas një mungese nga rrjetet sociale, dua të rikthem sot me një informacion të rëndësishëm, miq të fb dhe kryesisht për ju anëtare të organizatës “Jeta”. Informacioni ka lidhje me programet e ndryshme që nxjerr herë pas here OAED, por që fatkeqësisht shumë prej nesh, për arsye të ndryshme (kryesisht mungesë informacioni) nuk jemi pjesë e tyre.

Pak javë më parë ju kisha njoftuar për një program që u përkiste grupmoshave 30-49 vjeç dhe dy kriteret kryesore ishin karta e papunësisë dhe përfundimi i arsimit 9-vjeçar apo të mesëm. Ky program që kishte afat për të dorëzuar kërkesën deri më 1 shkurt, ka marrë shtyrje deri më 20 shkurt 2021.

Problemi

Problemi qëndron në faktin se shumë emigrantë shqiptarë që kanë përfunduar shkollat e mesme apo 8 (9)-vjeçare në Shqipëri të arsimit të përgjithshëm apo profesional, nuk kanë bërë njehsimin e diplomës apo dëftesës së tyre në shtetin grek. Njehsimi – isotimia – nuk është përkthimi i diplomës, por njohja dhe kualifikimi i notave të tyre bazuar në sistemin arsimor grek. Fillimisht bëhet aplikimi dhe dorëzimi i disa dokumenteve në sektorin e Njohjes së Diplomave që kryen verifikimin e autenticitetit të diplomës apo certifikatës, që paraprakisht duhet të jenë të pajisura me vulë apostile.

Ne si organizatë, jemi të gatshme t’ju ndihmojmë me informacionin e duhur që ju të keni mundësi të kryeni njesimin e shkollës suaj. Është një procedurë që do ta kryeni vetëm një herë, por që do t’ju hapë horizonte të reja dhe do t’ju ndihmojë në fusha të ndryshme të jetës suaj dhe jo vetëm në programet e OAED-it.

Ndaj, nëse keni kryer studime në Shqipëri dhe doni të ndiqni procedurën, mos ngurroni të më kontaktoni në +30 6937708567. Organizata jonë i ka zyrat e saj qendrore në adresën Kapodistriou 38, kati IV, Athinë ku dhe mund të mbyllim takim./jetanews.com/

#Jeta_Greqi