Cili është rrugëtimi jetësor?

0
124
Sa jemi të lidhura ngushtësisht me të shkuarën tonë, me të tashmen dhe të ardhmen që ëndërrojm
Sipas këndvështrimit tim,objektivat e jetës së një femre duke i marrë sipas etapave të moshës,lidhen ngushtë me tre dimensione. Me profesionin, me martesën dhe me prindërimin. Në këtë hapësirë të pakufishme kohore çdo njëra prej nesh identifikon veten e saj. Mendojmë se ndoshta etapat e jetës nuk janë zhvilluar sipas ëndërrave tona, ndoshta kemi pendesa, por koha nuk kthehet më pas.
Kemi ecur dhe kemi luajtur me kohën, jemi trishtuar dhe jemi gëzuar, kemi përdorur të bardhën dhe të zezën duke jetuar të gjitha nuancat e grisë por edhe shumëllojshmërinë e ngjyrave të egzistencës tonë. Akrepat e orës nuk e kapin kurrë njëri-tjetrin dhe kjo kohë që kalon, është përgjegjëse për ndryshimet tona fizike, psikologjike dhe emocionale.
Një rikthim të vëmendjes nga vetvetja, një përqëndrim te anët pozitive që kemi brenda vetes,të fshehura dhe të pazbuluara akoma, t’i nxjerrim në sipërfaqe pikat tona dominuese, t’i vemë në zbatim dhe të mbushemi me frymën e kënaqësisë.
Çelësi i rrugëtimit,të mirëmbajmë shpirtin me anë të ngritjes personale,të pasurojmë mendjen tonë me dije dhe të krijojmë një rrjet shoqëror tē pastër.