Kujdes, ja pse nuk duhet ta puthësh fëmijën në buzë

0
322

“Lejohet” ta puth fëmijën time në buzë?

Kjo mënyrë e të shprehurit të dashurisë, po diskutohet shumë kohët e fundit ndërmjet prindërve, por kryesisht ndërmjet psikologëve.

Para një muaji, Victoria Becham, publikoi në rrjetet sociale një fotografi, në të cilët bashkëshorti i saj David Bechkam, puthte Harper,  vajzën e tyre 9-vjeçe në buzë. Ky gjest shkaktoi një valë të fortë reagimesh dhe diskutimesh nëse kjo sjelle është e pranueshme apo jo. Mjekët dhe psikologët pohojnë se fëmijët duhet të ndjenë dashurinë që të ndjehen të sigurt në ambientin familjarë.
Por, puthja në buzë, është apo nuk është një ide e mirë që ti shprehim fëmijë dashurinë tonë?

Është fakt, që kjo mënyrë e shprehjes së dashurisë diskutohet shumë intensivisht midis prindërve dhe psikologëve, me mendime relativisht të ndryshme.

Më e mira është të mos e puthim fëmijën tonë në buzë sepse… mund të ndryshoj perceptimin tek fëmija se cilat janë kufijtë e tij.

Buzët dhe goja janë kufijtë personal të trupit të një fëmije, siç shpjegon psikologja e famshme Amerikan Dr. Charlotte Reznik.
“Kur puthni një fëmijë në buzë, i tregoni fëmijës se dikush mund të pushtojë hapësirën e tij personale, duke shkelur kështu kufijtë e tij personalë. Kjo gjithashtu ndodh edhe me një përqafim shumë të fortë, deri në një pikë që ju e “mbytni” atë, ndodhe edhe duke e ushqyer me forcë, madje edhe kur e gudulisni ndërkohë që fëmija  tregon se nuk e dëshiron atë. Kështu, prindërit ndërhyrrës mund të rrisin rrezikun tek fëmija i tyre të zhvilloi një “sindromë viktimë” në kuptimin e të mos qenit në gjendje të thonë “jo” dhe të mos mundet të menaxhojnë kufijtë e tij personal”.

Dr. Reznik gjithashtu pretendon se një puthje në buzë nga prindërit mund të ngatërrojë rolet tek fëmija. “Nëse fillojmë t’i puthim në gojë fëmijët tanë kur janë të vegjël, lind pyetja “kur ndalemi?”. Ky është konfuzioni. Një zgjidhje mund të jetë ndalimi i puthjes së fëmijëve në buzë në kohën e duhur. Sidoqoftë, në realitet nuk mund të dimë kur duhet të bëhet kjo, pasi secili fëmijë piqet me ritmin e tij”.

Është jo e shëndetshme dhe e rrezikshme

Mjekët dhe veçanërisht dentistët, paralajmërojnë se në gojën e një të rrituri ka një numër të madh të mikrobeve që mund të transmetohen tek fëmijët dhe t’i dëmtojnë ata shumë. Përtej kësaj, fëmija, i cili imiton gjithçka, mund të fillojë të puthë njerëz të tjerë në buzë, si një shprehje e simpatisë. Kjo është arsyeja pse Dr. Reznik sugjeron ta puthni fëmijën vetëm në faqe ose në ballë.

Pikëpamja tjetër: Është normale dhe e shëndetshme të tregojmë dashuri për fëmijët tanë duke i puthur në gojë?

Dr. Fiona Martin nga Qendra për Psikologjinë e Fëmijëve në Sidnei, pohon se është normale dhe e shëndetshme që prindërit të tregojnë dashuri për fëmijët e tyre në këtë mënyrë dhe se nuk ka asgjë për të provuar se duke i puthur fëmijët në buzë mund të shkaktojë ndonjë problem më vonë dhe mund t’i ngatërrojë ata se kush lejohet apo jo t’i puthë.

Përfundimisht cila është gjëja më e mirë?

Sigurisht, çdo prind mund ta puthë spontanisht fëmijën e tij në buzë dhe ky është një imazh i ëmbël dhe i bukur, por ndërsa fëmija rritet dhe fiton imazhe “sociale” – nga prindërit, televizori, çiftet që sheh në rrugë -, është më mirë që kjo praktikë të zhduket po aq natyrshëm sa ka filluar. Edhe nëse nuk është formuar asnjë konfuzion emocional tek vet fëmija, ai do duhet të përballoj dhe të merret me reagimet e miqve dhe të njohurve që mund ta konsiderojnë të çuditshme këtë sjellje. Duke qenë se jetojmë në një shoqëri ku puthja në gojë konsiderohet kryesisht erotike, mund të jetë më mirë të zgjedhim të shprehim dashurinë tonë në shumë mënyra të ndryshme. Përshtati jetanews.com