Pfizer: Pas 170 vjetësh, interpreton spiralin e ADN – kodin dhe makinerinë e perspektivës njerëzore.

0
126

“Pas më shumë se 170 vjet parandalimi dhe trajtimi të sëmundjeve, Pfizer ka hyrë në një epokë të re,” tha Albert Bourla, CEO i kompanisë, gjatë prezantimit të identitetit të saj të ri.

Identiteti i ri i korporatës Pfizer me logon e saj të përtërirë, ka prezantuar në llogarinë e tij në Twitter njofton jetanews.com, CEO i kompanisë farmaceutike, Albert Bourla, duke u përqëndruar në vlerat që e kanë udhëhequr atë gjatë gjithë historisë së saj.

“Pas më shumë se 170 vjet parandalimi dhe trajtimi të sëmundjeve, Pfizer ka hyrë në një epokë të re – një epokë në të cilën ne jemi shumë të përqendruar në shkencën tonë dhe vlerën që ju ofrojmë pacientëve”, tha Burla.

Ndërsa vazhdoi më tej se: “Në logon tonë të suksesshme, ne kodifikojmë ADN-në e kompanisë – historinë dhe të ardhmen e saj. Identiteti i ri i korporatës Pfizer është një shprehje dixhitale e angazhimit tonë për fuqinë transformuese të shkencës. Është një reflektim dinamik i qëllimit tonë. Identiteti i ri i kompanisë sonë, interpreton spiralin e ADN – kodin dhe makinerinë e perspektivës njerëzore. Është një mesazh i qartë se Pfizer i ri do të jetë më kurajoz, për të hulumtuar më thellësish dhe për të mbështetur me më shumë pasion për të bërë dhe arritur atë që dikur ishte e paimagjinueshme”./jetanews.com/