Dogana greke e Kakavijës vazhdon të kthej mbrapsht emigrantët me lejet e skaduara

0
428

Ka vazhduar edhe ditën e sotme kalvari i mundimeve për emigrantët shqiptarë në pikën doganore të Kakavijës.

Kujdes të madh duhet të bëjnë të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë leje qëndrim të skaduara, të cilët udhëtojnë qoftë drejt Shqipëri apo anasjelltas, kjo pasi pala greke në doganën e Kakavijës vazhdon të mos njoh shtyrjen  vlefshmërisë të lejeve të qëndrimit edhe pse tashmë është ligj i shteti grek publikuar në Fletoren Zyrtare.

Ndërkohë vazhdojnë denoncimet e shumta në redaksinë e jetanews.com nga bashkatdhetarë që posedojnë leje qëndrimi të skaduar, të cilët edhe ditën e sotme nuk janë lejuar të futen në Greqi dhe të tjerë nuk janë lejuar të udhëtojnë drejtë Shqipërisë.

Situata është serioze pasi një numër mjaft i madh emigrantësh janë bllokuar si në Janinë po ashtu dhe të tjerë në Gjirokastër. Kështu ata mbeten rrugëve, nuk munden të marrin pjesë as në lamtumirën fundit të njeriut të tyre të afërm dhe as mund të bashkohen me pjesën tjetër të familjes.

Është urgjente ndërhyrja e autoriteteve shqiptare dhe atyre grek për të zgjidhur këtë problem i cili rëndon mbi emigrantët dhe i mundon ata pa asnjë arsye ndërsa ligji është i qartë./jetanews.com/