Horoskopi: Më thuaj cilës shenje i përket, të të them si të rilidheni përsëri

0
127

Nëse ndaheni nga partneri juaj, duhet të ketë një arsye të fortë që t’i jepni fund marrëdhënies tuaj. Por gjithsesi, nëse dëshironi shumë ta rifitoni, mos ndërmerrni asnjë veprim pa lexuar më parë këtë artikull.

Në një ndarje zakonisht kanë faj që të dyja palët dhe asnjëherë nuk është e lehtë. Por nëse jeni penduar, mund të ketë pak hapësirë që të rifitoni njeriun e zemrës. Ja si mund t’i afroheni, bazuar në shenjën e horoskopit.

Dashi

Mos iu lutni dhe mos u gjunjëzoni para tij/saj për të qenë përsëri bashkë. Përkundrazi, një Dashi duhet t’i afroheni sa më miqësisht të jetë e mundur, pa e lënë të kuptojë se kërkoni diçka më shumë sesa shoqëria. Duhet kohë që të kuptojë sesa i keni munguar nga ana erotike. Vetëm mungesa mund ta bëjë të ndërmarrë veprime në favorin tuaj.

Demi

Sipas të lindurve në shenjën e Demit, nëse xhami thyet, është shumë e vështirë për t’u ngjitur prapë. Por në këtë rast, ju duhet të lini mënjanë egoizmin dhe t’i flisni me sinqeritet për ndjenjat tuaja. Një “më fal” e vërtetë mund ta bëjë të ndryshojë pozicion, sidomos kur i flisni me fjalë të dala nga zemra.

Binjakët

Binjakët nuk kanë për ta ndryshuar mendimin me emocione, ndjenja apo veprime ekstreme. Largohuni sa më shumë mundeni nga jeta e tij, pa e shqetësuar fare. Vetëm nëse do ta ndjejë mungesën tënde, keni shpresë për të qenë prapë me të. Nëse nuk rezistoni dot shkëputjen totale, mbani kontakt por vetëm në raport miqësor.

Gaforrja

Nëse e prekni në sedër partnerin/en tuaj të shenjës së Gaforres, nëse i kujtoni përsëri momentet e bukura që keni përjetuar sëbashku, keni shumë shanse për ta rikthyer në jetën tuaj. Mos hezitoni të shfrytëzoni ndjeshmërinë që i karakterizon, pasi është mënyra e vetme për të ndryshuar mendim dhe ta shohë lidhjen me një vështrimn tjetër. Por nëse ndarja është shumë e freskët, ka gjasa që të jetë i/e ngarkuar negativisht ndaj jush, kështu që në këtë rast do bëni mirë ta lini përkohësisht të qetë, para se ta kontaktoni përsëri.

Luani

Nuk mund ta fitoni kurrë një Luan nëse do përpiqeni ta bëni xheloz. Nuk ka shans që me këtë veprim ta ktheni mbrapsht. Ndaj, më mirë është të përpiqeni që t’i rritni psikologjinë duke i treguar sesa i rëndësishëm është për ju. Vetëm kështu mund ta ktheni prapë. Bëjini komplimente, tregojini dashurinë dhe sigurisht që ky do jetë hapi i parë për ribashkim.

Virgjëresha

Qetësia dhe vetëkontrolli nga ana juaj, mund ta bëjnë Virgjëreshën më komprometuese ndaj jush. Mos qani, mos i tregoni sa ju dhemb ndarja, sepse janë emocione që të lindurit e kësaj shenje nuk mund t’i menaxhojnë dot, ndaj dhe shndërrohen në mizorë dhe sillen me shumë egërsi. Duhet diplomaci, ndaj jepini kohë dhe hapësirë, që të marrë vendime në favorin tuaj.

Peshorja

Peshorja mund të ndryshojë shumë lehtë mendim dhe t’i japë një shans të dytë lidhjes suaj. Për të ndodhur kjo, duhet të zgjidhni një nga këto dy rrugë: ose t’i tregoni se keni ndryshuar kapitull në jetën tuaj duke vizatuar të ardhmen pa u ndikuar nga ndarja, ose t’i bëni qejfin duke i përkëdhelur egoizmin e tij dhe nevojën që ka për të dëgjuar fjalë të bukura sesa këndshëm kalonit bashkë dhe sa keq që jeni ndarë. Në të dyja rastet, mundësitë për t’u rilidhur janë shumë të mëdha.

Akrepi

Akrepët e vuajnë shumë ndarjen, edhe në rastet kur është zgjedhja e tyre. Në fazën e parë pas ndarjes, mirë është që të mbani distancë, me qëllim që ta ndjejë mungesën tuaj. Mes heshtjes, mund të keni rezultatin e dëshiruar. Mos tentoni ta bëni të xhelozohet, sepse kështu do të humbisni edhe mundësinë e fundit për të qenë përsëri bashkë.

Shigjetari

Dinamizmi mund të jetë një nga arsyet që mund të kthejë pas Shigjetarin që doni. Kurrsesi jo lotët, apo veprimet ekstreme mbushur me ndjenja apo emocione. Të lindurve në këtë shenjë i pëlqen ta përballojnë situatën duke jetuar në realitet. Në të njëjtën kohë, sa më i matur të jeni në jetën e tyre, aq më mirë do të jetë për ju. Vetëm nëse kupton se ndarja ju bëri mirë dhe ju dha një mësim, mund të ndryshojë mendim për marrëdhënien tuaj.

Bricjapi

Mirë është që të mbani një kontakt miqësor me të lindurit në shenjën e Bricjapit. Mos tentoni t’i ushtroni presion për t’u lidhur përsëri, sepse do të keni rezultat krejt të kundërt nga ajo çfarë prisnit. Bricjapi ka nevojë për kohë, që të ndryshojë mendim. Ai do mobilizohet për t’u lidhur përsëri me ju, kur të kuptojë që ato veprimet e përditshme që ju kryenit bashkë dhe ju jepnin kënaqësi, kanë humbur përgjithmonë. Nëse takoheni shpesh, por ju mbani qëndrim dhe silleni si shok/shoqe, nuk do të rezistojë gjatë dhe do t’ju propozojë përsëri.

Ujori

Nuk e shqetësojnë fare qarjet apo emocionet tuaja që mund t’i shprehni dukshëm, shenjën e Ujorit. Mos ushtroni aspak presion dhe mos tentoni ta “kërcënoni” duke shfrytëzuar ndjenjat apo emocionet. Mos u viktimizoni, sepse kështu do “digjni” edhe shansin e fundit që mund të kishit bashkë. Nëse gjen tek ju diçka pas së cilës ishte dashuruar shumë në të shkuarën, qoftë në sjellje, në karakter apo në pamjen tuaj të jashtme, vetëm atëherë mund të rikthehet në përqafimin tuaj.

Peshqit

Të lindurve në këtë shenjë u pëlqejnë të diskutojnë. Shfrytëzojeni këtë fakt për t’i folur hapur për ndjenjat tuaja. Nëse jeni ju shkaktari i ndarjes, mirë është që mos hezitoni t’i kërkoni falje. Ndryshon mendim nëse vërteton se ka sinqeritet në fjalët tuaja dhe gatishmëri për kompromis në situatat të cilat ju sollën ndarjen. /jetanews.com/