Greqi, bllokohet sistemi për emigrantët, nuk mund të marrin asnjë shërbim

0
328

Prej dy ditësh ka rënë sistemi/platforma me anë të cilës mund të marrin shërbimet elektronike emigrantët në Greqi për lejet e tyre të qendrimit.

Platforma applications.migration.gov.gr njofton jetanews.com, është portali i cili ofron shërbime on lilne për të gjithë emigrantët me anë të cilit mund të mbyllin takim për rinovimin e lejes së tyre të qëndrimit, për tërheqjes së saj dhe tashmë mund të marrin dhe Vërtetimin e Shtyrjes së Vlefshmërisë së lejes së qëndrimit të skaduar.

Nuk dihen ende shkaqet e bllokimit të platformës, por shpresojmë se shumë shpejtë ajo të rivihet në funksion të plotë që emigrantët të arrijnë të marrin shërbimet e nevojshme, kryesisht ata të cilët duan të zbresin Vërtetimin e Shtyrjes së Vlefshmërisë së lejes të tyre të qëndrimit që është emergjent./jetanews.com/