Historia prekëse e 18 vjeçarit shqiptar në Londër

0
2336

Një histori sa prekëse po dhe aq tronditëse me një të ri nga Shqipëria i cili ka emigruar në Angli për një jetë më të mirë.

Por, ndërsa kishte arritur në Angli me mënyra të ndryshme dhe kishte paguar 16,000 sterlina angleze, fillimisht u regjistrua si minoren, por fatkeqësisht ai mbushi moshën dhe kështu 2 javë më parë kërkesa e tij u refuzua dhe autoritet angleze e flakën në rrugë…

Kështu, i ndodhur në udhëkryq, i riu vërtitej rrugëve për më shumë se 2 javë dhe flinte ku të mundej në kushte vërtetë shumë të vështira, me temperatura të ulëta që arrinin në – 4 °C dhe është mrekulli që ai jeton nën këto temperatura kaq të ulëta.

Por, në fatkeqësinë e tij, i buzëqeshi fati… ndërsa një bashkatdhetar shqiptar kishte nxjerr herët në mëngjes qenin e tij, shikon të riun e shtrirë dhe i afrohet. “Kur arrita tek benzinata shoh një djalë të ri 19 vjeç, që dridhej dhe po flinte në beton në cep të benzinatës. U preka shumë, ndalova, dhe direkt në paraqitje mu duk si Shqiptar”, shkruan Boda Ylber, një emigrantë shqiptar në Angli.

Është vërtetë mbresëlënëse vlera e madh humane, besa dhe dashuria për bashkatdhetarin e treguar nga Boda Ylber ndaj të riut. Gjest që na bënë krenar të gjithë neve shqiptarë dhe një shembull i pashoq.

Lexojeni ngjarjen prekëse dhe çfarë ndodhi me të riun ashtu siç e njoftoi ndërmjet profilit të tij në facebook  Ylber Boda:
“Mirëmëngjesi.
Ora 6 e mëngjesit ne Northolt London UK. Si ç’do ditë në këtë orë nxjerr qenushin që të kryej nevojat. Temperatura ishte – 4 °C.
Nejse vazhdova rrugën kryesore për arsye se akoma ishte errësirë dhe ajo rrugë është e ndriçuar. Kur arrita tek benzinata shoh një djalë të ri 19 vjeç, që dridhej dhe po flinte në beton në cep të benzinatës. U preka shumë, ndalova dhe direkt në paraqitje mu duk si Shqiptar. Vendosa ti flas me qëllimin, ta zgjoj se thash ndoshta do ketë qenë diku për vitin e ri do ketë pirë dhe nga pija s’do ketë ikur në banesë.
I fola, dhe me ndrojtje mu përgjigj.
E pyeta: Shqiptare je?, – Po, më tha duke u dridhur.
Po çou i thashë se do plevitosesh, merr autobusin dhe ik në banesë.
Dridhi dhe mu përgjigj: – Kam 2 javë se flejë jashtë. Isha i regjistruar si minoren në momentin që mbusha 18 me vjen negativi. Apelova por prapë ma refuzuan.( home office). U detyrova të largohem sepse më thanë që të firmosja  tek zyrat e emigracionit në (Heathrow aeroport).
– E di se do më kthejnë, me tha.
– Ku do iki unë në Shqipëri? Prindërit kanë marrë 16.000 sterlina borxh. ( jemi të varfër pa punë prindërit) Dhe deri tani unë kam paguar mbrapshtë vetëm 7000 sterlina.
Me erdhi shumë keq, i thashë hajde tek shtëpia ime dhe të pishë një kafe, ngrohu dhe bisedojmë.
Ishte i turpshëm, nuk donte, megjithatë ja mbusha mendjen dhe erdhi.
Unë kaq mundësi kam. Por jashtë s’do ta lej do mundohem të i dërgoj një dyshek tek një ndërtesë që po riparoj jo larg nga këtu.
Sqarim ishte një djalë fantastik nga Korça.
I rregullt kishte punuar, nuk pinte alkool apo duhan etj.
Ahhh more pushtetar Shqiptarë që i morët në qafë rininë duke u dhanë rrugët e Evropës.
Mos i bafshi 2 ditë të gëzuara.
U zëntë haku i këtij te riu.
Statusin e kam bere me lejen e te riut”.

Këtu mund të shkoni reagimin e Boda Ylber./jetanews.com/