Kujdes, Ambasada ndërpret shërbimet konsullore, ja kur rifillojnë

0
180

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi ka njoftuar se nuk do të ofroj shërbim për aplikimet për pasaportë dhe tërheqjen e kartave të identitetit dhe pasaportave.

Siç transmeton jetanews.com, Ambasada e Shqipërisë në Athinë, në bazë të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë njofton të gjithë bashkatdhetarët shqiptarë se nuk do të ofroj shërbime për aplikimet për pasaportë dhe tërheqjen e kartave të identitetit dhe pasaportave nga dt. 31/12/2020 deri më dt. 5/01/2021.

Më poshtë po ju përcjellim njoftimin e Ambasadës:

“Të nderuar qytetarë,
Në bazë të njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, ju informojmë se:
Ζyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin. Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.
Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të rifillojë të martën, më 5 janar 2021.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë vit i mbarë 2021!”./jetanews.com/