Lajm i mirë: Emigrantët në Greqi do e nxjerrin vet lejen e qëndrimit nga platforma

0
493

Sipas informacioneve të jetanews.com shumë shpejtë do të jetë funksional një aplikacion/platformë elektronike ku çdo emigrant do te ketë mundësinë të zbresë vet lejen e qëndrimit.

Lajmi bëhet i ditur nga Ndërmjetësi Ndërkulturor z. Fatos Malaj, i cili njofton se shumë shpejtë të gjithë emigrantëve që u ka skaduar leja e qëndrimit do të mund të zbresin nga sistemi një Vërtetim të cilit më pas do ti vendoset një fotografi dhe me këtë vërtetim mund të kryej çdo procedurë të nevojshme në Greqi pa asnjë pengesë.

Pra, konkretisht të gjithë ata emigrantë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit në Greqi dhe me ligj u është shtyrë vlefshmëria sipas kategorive përkatëse, ndërmjet platformës ata vet do të zbresin një vërtetim të cilit më pas do ti vendosin një fotografi. Me këtë vërtetim ata mund ta përdorin për çdo proces në Greqi, pasi ky vërtetim do të njihet automatikisht nga e gjithë administrata greke. Madje me këtë vërtetim ata mund të udhëtojnë lirshëm pas asnjë problem edhe drejtë Shqipërisë dhe anasjelltas.

“Ministria e emigracionit po përgatit një aplikacion tek platforma elektronike ku emigranti të cilit i ka përfunduar leja e qëndrimit edhe është brenda shtyrjes se njohur me amendamentin e fundit, do të kenë mundësinë të nxjerri vet nga sistemi një vërtetim të cilit do t’i vendosi fotografin e vet. Ky vërtetim do të përdoret nga emigranti për çdo përdorim në shtetin Grek dhe për të udhëtuar në vendlindje. Besoj në Janar të jetë gati.”, shkruan z. Fatos Malaj./jetanews.com/