Tsipras: Ryshfet dhe jo lëvizje simbolike radhët e ministrave të Micotaqis për tu vaksinuar

0
268

Ish-kryeministri i Greqisë dhe kryetari i opozitës greke, Aleksis Tsipras, i ka quajtur si “ryshfet” dhe jo lëvizje simbolike vënien në radhë të ministrave të kabinetit qeveritar për t’u vaksinuar.

Tsipras ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku e ka konsideruar si “ryshfet të kabinetit qeveritar” vënien në radhë për t’u vaksinuar të ministrave dhe të sekretarëve të përgjithshëm. Tsipras thotë se “vaksinat nuk mjaftojnë as për stafin mjekësore”.

Kryetari i SYRIZA thekson në veçanti se “vaksinimi i Presidentit të Republikës dhe udhëheqësve politikë ishte një lëvizje simbolike dhe një mesazh i fortë për qytetarët, në të cilin u dakorduam që në momentin e parë” shkruan ai dhe shton se “radhët e ministrave dhe sekretarëve të përgjithshëm për një selfie me vaksinën, në një kohë kur ato nuk janë të mjaftueshme për mjekët dhe infermierët e linjës së parë dhe ndërsa qytetarët do të presin radhën e tyre deri në fund të verës që të vaksinohen, nuk është një lëvizje simbolike por ryshfet qeveritar. Dikush t’i informojë ata se nuk ka vaksinë posaçërisht për më “të mirët”.

Madje kreu i opozitës komenton se “qeveria e Z. Mitsotakis, e cila premtoi 2,000,000 vaksina në muaj për të marrë përfundimisht më pak se 100,000 në Dhjetor, e ka kthyer vaksinimin në një shfaqje komunikimi. Të gjithë ekspertët paralajmërojnë që imuniteti ndaj koronavirusit nga vaksinimi nuk do të vijë para vjeshtës së ardhshme. Këtë e dinë të gjithë, përveç qeverisë së z. Mitsotakis, i cili vazhdon të mohojë gjënë më normale: Mbështetjen dhe përforcimin e Sistemit Kombëtar të Shëndetësisë, rekrutimi i përhershëm i mjekëve dhe testet masive falas për qytetarët ”.

Në fund, Tsipras vëren se “me 4,672 humbje njerëzore që nga fillimi i pandemisë, nga të cilat 4,046 në dy muajt e fundit, z. Mitsotakis nuk mund të thotë se nuk e dinte. Zhvillimet në frontin e pandemisë tashmë kanë nënshkrimin e tij”, përfundon reagimi i Aleksis Tsipras./jetanews.com/