Micotaqis: Vaksina është fillimi i fundit të pandemisë

0
97

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Micotaqis ka vizituar ditën e sotme Qendrën Shëndetësore në Peristerit, e cila është njëra nga 386 të tilla në të grithë vendin për bërjen e Rapid Test – Testet e shpejta.

Kryeministri Micotaqis vuri në dukje se “Testet e shpejta na mundësojnë të kontrollojmë indeksin e pozitivitetit te bashkëqytetarët tanë asimptomatikë. Ky element është jashtëzakonisht i rëndësishëm, në mënyrë që të mund të identifikojmë shpejt çdo epidemi lokale, në mënyrë që të mund të ndërhyjmë menjëherë lokalisht për t’i izoluar ato”.

“Ne kemi thënë shumë herë se vaksina është fillimi i fundit të pandemisë. Sidoqoftë, derisa një përqindje e konsiderueshme e popullsisë Greke të vaksinohet, ne duhet të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm për të mos u përballur me një valë të tretë të pandemisë. Dhe që të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, na duhet sa më shumë informacion në nivelin lokal”, deklaroi kryeministri Micotaqis.

Aktualisht në Greqi po aplikohet nj program kombëtar me kryerjen e 12.000 testeve të shpejta në ditë. Qytetarët mund ti drejtohen platformës testin.gov.gr për të mbyllur takim dhe të marrin udhëzimet e nevojshme./jetanews.com/