Megara: EKAM bastis kampin e romëve pas përplasjeve dhe plagosjeve me armë

0
138

Mesditën e ditës së martë policia greke e shoqëruara nga skuadra më speciale që disponon, EKAM ka ndërmarrë një operacion të gjerë në kampin e romëve në Megara të Attikës.

Mbrëmjen e ditës së hënë dhe mëngjesin e ditës së martë janë shënuar shumë incidente me përleshe ndërmjet palëve ku janë rregjisruar të shtëna me armë dhe të plagosur.

Policia greke ka dislokuar në vendngjarje forca të shumta të njësisë MAT dhe të EKAM për të marrë situatën në kontroll. Sipas informacioneve të jetanews.com, mbrëmjen e ditës së hënë ka patur një përplasje të ashpër midis dy familjeve rome. Por, edhe pse për momentin situata u qetësua, mëngjesin e ditës së martë rreth orës 11:00 debati u rindez madje këtë herë me shkëmbim zjarri midis dy familjeve rome në Vlihou, në kampin e Romëve ë Megara. Si pasoj e përplasjes me armë zjarri mbetën të plaguar pesë persona të cilët janë dërguar në spital. Shkak i kësaj përplasje ka qenë një karambol me makinë mbrëmjen e ditës së hënë, kur dhe filloi përplasja midis dy familjeve rome.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka mundur të izoloj autorët e kësaj përplasje të përgjakshme të cilët pas ngjarjes janë strehuarën një banesë në kamp. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie./jetanews.com/