Illyrian Pure Sport: Kjo është super vetura e parë shqiptare që i befasoi të gjithë

0
290

Edhe pse është thjeshtë një projekt në letër, ka mjaftuar që makina e parë shqiptare Illyrian Pure Sport, të tërhoqi vëmendjen e mediave më të mëdha të Europës dhe më gjerë…

Nuk është keq të ëndërrosh. Gjithashtu nuk është aspak keq të “zënë” duart programet e dizajnit kompjuterik. Dhe kjo ndodh me rastin e Qendrim Thaqi i cili kohë pas kohe jep disa prezantime tepër interesante të veturave që ai do të dëshironte të realizoheshin.

Por, pavarësisht kësaj këtë herë ai vjen me një projekt të ri, një super veturë dhe ëndrra e tij është ta bëjë realitet.

E quan Illyrian Pure Sport dhe foto që shikoni të parqitura nga jetanews.com janë skicat e para të kësaj super veture. Madje, Qëndrim Thaçi ka shkuar dhe një hap më tej ku ka themeluar dhe kompaninë e tij që e ka quajtur Arrera Automobiliti e cila do të marri përsipër realizimin e të gjithë projektit.

Kur të përfundojë, do të jetë super vetura e parë shqiptare bazuar në standardet ndërkombëtare. Skicat japin një ndjesi të fortë të në super makine italiane, me trupin e bërë nga fibra karboni, dhe linja mbresëlënëse si në pjesën e përparme dhe të pasme me shkarkime të mëdha.

Përveç planit, Qëndrim Thaqi ka bërë publike edhe disa nga detajet “teknike”. Do të përdori small bllock twin turbo LT2 V8 prej 6.2 litra, me një fuqi motorike prej 850 kf. Fuqia do të transmetohet në të gjitha rrotat përmes një kutie transmetimi 8-të marshesh me freksion të dyfishtë Tremec.

Bazuar në sa më sipër, performanca e super makinës së parë shqiptare do të jetë veçanërisht mbresëlënëse me një shpejtësi finale 375 km / orë dhe 0-100 km / orë në vetëm për 2.7 sekonda.

Illyrian Pure Sport aktualisht është një ëndërr e parealizuar për dizajnerin e saj. Dhe sigurisht është mirë të kesh ëndrra. Por, pritet me interes të madh të shikojmë se çfarë do të ndodh me këtë super projekt i cili jo vetëm do e fuste Shqipërinë dhe shqiptarët në hartën e madhe të prodhimit të automjeteve në botë, por do ta bënte atë të dallonte nga të tjerët.
Le të shohim se çfarë dot të ndodh.
Në çdo rast, stafi i jetanews.com uron më të mirën dezanjerit shqiptar Qëndrim Thaçi dhe urojmë që shumë shpejtë këtë super makinë ta shikojmë të qarkulloj nëpër rrugët dhe metropolet më të famshme në botë duke na bërë krenar të gjithëve./jetanews.com/