“Rrënjët Shqiptare” në Amerikë me super projekt për të dëmtuarit e tërmetit në Ishëm, Durrës (video)

0
268

Organizata “Rrënjët Shqiptare” është një nga organizata më aktive në Amerikë e drejtuar nga Marko Kepi, në të cilët marrin pjesë kryesisht të rinj shqiptar të cilët janë lindur dhe arsimuar në Amerikë.

Dëshira për të ruajtur traditat, gjuhën, zakone, rrënjët dhe identitetin bëri që rinia të themeloj organizatën “Rrënjët Shqiptare” e cila ka marrë disa nisma të mëdha, si kjo e solidaritet për t’ju ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti shkatërrues i nëntorit të viti 2019.

Pas një periudhe të gjatë kohe me një kampanjë të mirëorganizuar organizata “Rrënjët Shqiptare”  “Albanan Roots”, ia ka dalë të grumbulloj një fond prej më shumë se 1,3 milionë dollarë.

Pas grumbullimit të fondeve Bordi i Organizatës është mbledhur dhe ka vendosur të krijojë një masterplan, se si dhe ku do të investohen këto para. Kështu u vendos që ato të investohen në zonën e Ishmit në Durrës.

Projekti parashikon përveç ndërtimin shtëpive dhe ndërtimi i një biblioteke me një arkitekturë bashkëkohore. Ndërmjet kësaj biblioteke të madhe fëmijët, dhe komuniteti i kësaj zonë të kenë̈ një̈ mundësi më shumë për të argëtuar dhe për të zgjeruar dijen e tyre nëpërmjet librit , sidomos për fëmijët të cilët janë e ardhmja e atij vendi.

Projekti është realizuar nga arkitekti shqiptar 25 vjeçari Ahmed Divanovic me origjinë nga Tuzi, vullnetarisht pa pagesë për vëllezërit dhe motrat e tij shqiptar në Shqipëri. Udhërrëfyes për organizatën në këtë kampanjë ka qenë thënia brilante e të madhit Sami Frashëri “Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër dhe grurë̈. – Nëse kërkon që të mbjellësh përgjithmonë, mbill Arsim dhe Kulturë.”

Ku projekt mbështet edhe nga Ambasada Hungareze në Tiranë, e cila u tregua e gatshme të kontribuoj dhe të fillojë puna menjëherë për realizimin e këtij super projekti, kryesisht të bibliotekës./jetanews.com/