Organizata “Jeta” solidaritet për njerëzit në nevojë: “Do bëjmë të pamundurën ti rikthejmë dikujt buzëqeshjen”

0
189

Organizata “Jeta” në Greqi, është një nga organizatat më të organizuara, me shtrirje në të gjithë territorin e vendit dhe sigurisht me aktivitet të spikatur gjatë gjithë vitit.

 

Dega Selanik gjithashtu është një degë me aktivitet të larmishëm, që pavarësisht problemeve të shumta që ka shkaktuar pandemia, ka ditur të gjejë kurajën, dëshirën, vullnetin, kohën dhe guximin t’ju vijë ndihmë njerëzve në nevojë.

Edhe në këtë fundviti, në prag të festave të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, dega e organizatës “Jeta” në Selanik e drejtuar nga Iiris Balli Hajdinaj, ka ndërmarrë një nismë solidariteti për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Brenda një kohe të shkurtër, nën nismën me sloganin “Do bëjmë të pamundurën të jemi sa më pranë njëri-tjetrit” nismës iu bashkuan dhe bashkatdhetarë të tjerë, biznesmenë etj.

“Festa të mbara e të gëzuara për të gjithë pavarësisht nga kushtet e vështira të pandemisë që po kalojmë. Falenderojmë të gjithë që kontribuan dhe u solidarizuan me thirrjen tonë për të ndihmuar sa më shumë familje në nevojë, por në veçanti një biznesmen shqiptar i cili preferon të mbetet anonim, gjithashtu falenderojmë Spiro Janaqi, Lefter Kafe Kyvelia etj.. Do bëjmë të pamundurën të jemi sa më pranë njëri-tjetrit në çdo moment për t’u bërë shkak për t’i rikthyer dikujt buzëqeshjen”, thuhet në njoftimin e Organizatët “Jeta, dega Selanik./jetanews.com/