Florian Marku: “Ata po përpiqen të më shkatërrojnë karrierën, unë fitova” (video)

0
122

Florian Markiut, apo TNT, mbrëmjen e sotme i kanë vjedhur me patë dejtë fitoren në ndeshjen e tij kundër anglezit Jamie Stewart.

Marku ka reaguar i revoltuar pas vendimit të referit Marcus Macdonald, i cili vendosi t’ju jap nga 76 pikë secilit, duke e shpallur ndeshjen barazim, ndërkohë Florian Marku ishte ai i cili në çdo raund e ka shkatërruar kundërshtarin e tij. Marku menjëherë pas vendimit të referit ka reaguar dhe nuk e ka pranuar vendimin. Këtë ai e dëshmoi fuqishëm me akuza të forta ndaj referit të ciline akuzoi për njëanshmëri dhe dallime.

“Ata po përpiqen të shkatërrojnë karrierën time, unë fitova. Unë isha fituesi i pdo raundi duke shkatërruar me grushte kundërshtarin tim i cili ishte shumë pas meje. Ndoshta mund të mos isha në formën time më të mirë, por isha padyshim fitues. Unë e shkatërrova Jamien. Unë jam shqiptar dhe jam krenar për këtë, por jo të më mohojnë fitoren. Nuk e di se çfarë i shqetëso, ndoshta ngaqë jam shqiptar, nuk e di, kjo është absurde. Të vijnë këtu, Jamie dhe çdo kush tjerë si Jamie po nuk i shkatërrova. Unë nuk ndalem, por jo të më marrin  fitoren”, u shpreh Flrojan Marku në një intervistë menjëherë pas ndeshjes./jetanews.com/