Franca jep ok-in për ushtarët me fuqi superiore me mikroçip të impalntur në trurin e tyre

0
153

Ushtarët francezë të së ardhmes do t’i rezistojnë dhimbjes dhe stresit të betejës, do të dëgjojnë më mirë dhe do të durojnë vështirësitë e një fushëbeteje siç nuk mund ta bënte asnjë ushtar normal. Sepse ata do të kenë fuqi superiore falë mikroçipave të implantuar në trurin e tyre.

Duket si një skenar i filmave fantastiko-shkencor, por Komiteti i Etikës i Forcave të Armatosura Franceze dha “dritën jeshile” për zhvillimin e ushtarëve bionikë në mënyrë që të mos e linte Francën pas vendeve të tjera që tashmë po punojnë në programe të ngjashme.

Sipas një artikulli të Times, implantet me mikroçip do të stimulojnë funksionin e trurit duke e përmirësuar atë ndërsa lëshojnë substanca qetësuese duke i bërë ushtarët më elastik ndaj dhimbjes. Po ashtu po bëhen kërkime për të krijuar pilula që do t’i mbajnë luftëtarët vigjilentë për periudha të gjata kohore dhe për të përmirësuar dëgjimin e tyre me operacion.

Gjithashtu, implantet e trurit do të lejojnë që Shtabi të lokalizojë ushtarët nga një distancë e madhe. Në të njëjtën kohë, studiuesit po punojnë për substanca të afta që do të zvogëlojnë dhimbjen dhe menaxhim më të mirë të izolimit në rast robërimi.

Nga ana e saj, Ministrja e Mbrojtjes Florence Parley tha se Franca nuk kishte ndërmend të përdorte menjëherë implantet e mikroçipit tek trupat e saj ushtarake, ndërsa ishte rënë dakord që çdo “përmirësim” që privonte ushtarët nga gjendja e tyre njerëzore do të ndalohej.
Por sa e realizueshme do të ishte kjo nëse vendet e tjera nuk do të kishin dyshime të tilla?

Vetëm disa ditë më parë, shefi i inteligjencës amerikane John Ratcliffe pretendoi se Kina po përpiqej të forconte artificialisht trupat e saj ushtarake, duke thënë se ajo tashmë kishte filluar testimet. “Ne duhet të jemi të qartë. Jo të gjithë kanë frenimet tona morale pasi është një e ardhme për të cilën duhet të jemi të përgatitur”, tha Ministri Francez i Mbrojtjes.

Mos vallë tashmë pas garës së shfrenuar të armëve për luftëtarin më të aftë, nëndetësen më të qetë dhe raketën bërthamore më vdekjeprurëse, a filluar gara e Inteligjencës Artificiale dhe e Bioteknologjisë për të krijuar super-ushtarin?
Përshtati jetanews.com/