Bukuroshja e Miss Gardës Ruse: Më pushuan nga lakmia dhe xhelozia (foto)

0
446

Ka pushtuar mediat botërore lajmi i pushimit nga Garda e Ushtrisë Ruse të një bukuroshe 32 vjeçare e cila ia doli të mposht më shumë se 1000 konkurrente në kompeticion e organizuar nga Garda.

Zemërimi i saj ishte i madh, edhe pse e arsyetoi si “lakmi” nga komisioni i vlerësimit dhe autoritete përkatëse. 32 vjeçarja Anna Khramtsova në një prononcim të saj për kanalin televiziv E1, theksoi se “Shkarkim im erdhi se disave nuk i pëlqeu fitorja ime. Ata dhanë një arsyetim të pavlerë që nuk përputhet me realitetin. Ata thanë se unë filmova një objekt të rëndësishëm, por kjo nuk është e vërtetë . Unë filmova për hobi një ndërtesë administrative gjatë dezinfektimit. Unë dua t’ju them se që kur filloi konkurrimi panë diferencën time me konkurrentet e tjera dhe bukurinë time dhe nisën të tregonin xhelozinë. Madje, ata gati u tërbuan kur mësuan dhe për pasionet e mia në fushën e sportit dhe ajo ishte e gjitha. U përgatitën dhe më përjashtuan nga shërbimi”.

Miss Garda Kombëtare është nënë e një fëmije dhe tashmë është kthyer në një personazhet më të njohura ekraneve si në Rusi po ashtu dhe jashtë sa./jetanews.com/