11 fëmijët e Maradonës që nuk përfituan asgjë nga pasuria marramendëse

0
128

Vetëm pak ditë kanë kaluar nga ndarja nga jeta e yllit të futbollit Diego Armando Maradona që përloti gjithë botën dhe gazeta italiane “Repubblica” sjell në dritë të dhëna të reja lidhur me vjekjen e tij.

Sipas reportazhit të kësaj gazete, gjigandi i futbollit nuk u la asnjë trashëgimi njerëzve të tij të familjes. Nuk i la asgjë vajzave të tij apo ish-bashkëshortes, ndërkohë që kishte marrë masat sa ishte gjallë që pasuria e tij prej 100 milion dollarësh të shkojë në organizata filantropike. Maratona e kishte deklaruar këtë gjë në një video që qarkulloi disa vite më parë dhe mesa duket, e mbajti fjalën.

“Mbreti” i fushës kishte llogari bankare në Monako, Dubai, Sinaloa, Minsk dhe Havana, ndërsa sipas burimeve italiane, kishte mbi 11 fëmijë të cilët nuk i njohu kurrë ligjërisht!

Konkretisht, kishte njohur dy djem dhe tre vajza nga katër nëna të ndryshme, duke përfshirë edhe ish-bashkëshorten Klaudia Vilafane dhe ish-të dashurën Veronika Ojeda.

Djali i tij maxhoren Diego Junior, është fryt i dashurisë me modelen nga Italia, Kristina Sinagra, ndërsa 23-vjeçarja Xhana u njoh me babanë e saj për herë të parë gjashtë vjet pas betejës në gjykatë të nënës së saj, Valeria Sabalen.

Asi argjentinas i ndjerë ka dy vajza me ish-bashkëshorten e tij, Dalmën 32 vjeçe dhe Xhaninën 30 vjeçe, por edhe një djalë 7 vjeç, Diego Fernando, nga bashkëjetesa me Veronika Ojeda.

Në një video të filmuar në shtëpinë e tij në Argjentinë, Maradona, i cili kishte varësi të plotë nga alkooli dhe lëndët narkotike, ishte shprehur: “Dua t’ju them që nuk vdes, që fle pa zhurmë sepse punoj”. Ai iu përgjigj kështu frikës që vajza e tij Xhana, përhapi për të, pasi u kërkoi fansave të luten për babain e saj, sepse sipas saj, mjekët i japin shumë qetësues.

Në këtë video, Diego Maradona shtoi për të bijën: “Nuk e di çfarë donte të thoshte apo nënkuptonte. Ajo që di është që kur rritesh në moshë, njerëzit shqetësohet akoma më shumë se mos ikën, sesa sesi je. Ju them të gjithave që nuk do lë asnjë trashëgimi, të gjitha do t’i dhuroj. Nuk do t’ju fal asgjë nga sa fitova gjithë jetën time, por do t’i dhuroj për bamirësi”.

Vjet, Xhanina, një nga dy vajzat e martesës së ligjshme të futbollistit, kur pa në media publikimin që edhe tre emra të tjerë fëmijësh pretendonin që ishin të tij, u shpreh nga Kuba: “Duhen edhe tre fëmijë të tjerë për skuadrën me 11 vetë. Mund t’ia dalësh mbanë”. Ndërsa në tetor të vitit 2019, 23-vjeçarja Bagali Xhil u shfaq në kanalet televizive si vajza e Maradonës.

Programi i mirënjohur televiziv në Argjentinë “Intrusos”, transmetoi se prillin e shkuar Xhil i ishte drejtuar gjykatës që të provonte se ishte vërtet e bija e tij. “Nëna biologjike nuk e rriti, por u adoptua nga një familje tjetër dhe u rrit me shumë dashuri. Pak kohë më parë zbuloi që ishte fëmijë e adoptuar dhe që i ati biologjik mund të ishte Diego Armando Maradona”, u shkruajt. Shkurtin që shkoi 23-vjeçarja i kërkoi yllit të futbollit të bënte test ADN-je, por siç edhe u shpreh: “Fatkeqësisht nuk mundëm të përcaktonim një datë për të bërë testin. Dua të besoj që dëshira e tij, sipas fjalëve të avokatit të tij, Matias Morla, do të përmbushet, me qëllim që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe me mënyrën më të mirë”.

Pak kohë më parë, adoleshenti Sandiago Lara nga Argjentina, ku Maradona ishte në krye të skuadrës Gimnasia y Esgrima, bëri një lutje televizive për Maradonën, ku i kërkoi që ta njihte ligjërisht si djalin e tij. Adoleshenti kishte humbur nënën e tij. Ajo ishte Natalia Garat, një kameriere që u nda nga jeta në moshën 23-vjeçare si pasojë e kancerit në mushkëri, dhe atë e rriti ish-shoku i saj, Marcelo Lara.

Në vitin 2016, Lara kishte deklaruar: “Më thanë që babai im biologjik është Diego Maradona. Babai im i vërtetë do të jetë gjithmonë Marcelo Lara, por më thanë që babai im është Maradona. Kam përshtypjen se i ngjaj. Kam fytyrën e tij, kaçurrelat e tij, gjithçka. Shikoj Marcelon dhe e di që nuk ngjasojmë. E zbulova këtë gjë, kur kalova para një kioske, pranë shtëpisë time, në moshën 13-vjeçare dhe pashë një kopertinë të një reviste me fytyrën e Maradonës dhe fytyrën time me piksel më poshtë. U shokova se nuk e kuptoja ç’punë kisha unë në revistë. Vrapova në shtëpi dhe pyeta Marcelon çfarë po ndodhte, dhe ai më shpjegoi gjithçka. Më tha që nëna ime ishte modele kur ishte e re. Më tha gjithashtu, se kishte përshtypjen se unë nuk isha djali biologjik i tij. Më tha gjithashtu se kishte kërkuar test ADN-je, por që nuk u krye kurrë”.

Avokati i Maradonës, Matias Morla, ishte shprehur disa muaj para vdekjes së Maradonës që ai mund të përkujdesej për Sandiagon, nëse do të vërtetohej se ishte vërtet djali i tij.

Mediat kanë bërë publike edhe emrat e tre fëmijëve të tjerë nga Kuba: Xhoana, Lu dhe Xhavielito, që lindën pas transferimit të Maradonës në Kubë për t’u rehabilituar nga droga, në shkurt të vitit 2000. Avokati i tij kishte pranuar në tetor të vitit 2018 se ish-futbollisti ishte “mistrec” në Kubë. “Do të ketë shumë trashëgimtarë të Maradonës, shumë, edhe pse disa njerëzve nuk i pëlqen kjo gjë”, tha ai.

Dhe vërtet, deri më sot janë numëruar 11 fëmijë, të ligjëruar apo jo prej tij. Por edhe pse la pas kaq shumë trashëgimtarë, askujt prej tyre nuk i dha asgjë nga pasuria e tij, madje disa prej tyre, as emrin baba. Përshtati në shqip /jetanews.com/