Preket nga Covid-19, ndërron jetë në Turqi politikani shqiptar

0
24

Humbje e madhe sot për politikën shqiptare, pasi u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello. Ai ishte dërguar me urgjencë në Turqi, i prekur nga koronavirusi, por nuk ia doli dot mbanë.

Shumë figura të politikës u kanë dërguar mesazhe ngushëlluese të afërmve të të ndjerit. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u shpreh se nuk humbi vetëm familja njeriun e dashur, por edhe Shqipëria një personalitet që i ka shërbyer me devoshmëri si deputet për tri legjislatura.

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mesazhin e tij të ngushëllimit drejtuar familjes dhe të afërmve, është shprehur se ish-deputeti i PS ishte një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit./jetanews.com/