Video: “Fëmijët në karantinë” – takim me psikologet e “Jetës”

0
859

Edhe pse ka organizuar me dhjetëra takime, ishte hera e parë që organizata “Jeta” mori nismën për një takim live, duke iu përshtatur kushteve të pandemisë.

Takimi me temë “Fëmijët në karantinë” kishte si qëllim t’i ndihmonte nënat për të kuptuar më mirë botën shpirtërore të fëmijëve të tyre, aq më tepër kur ata ndodhen në karantinë, por edhe për të dhënë këshilla praktike si t’i ndihmojnë.

Biseda u drejtua nga presidentja e organizatës, Elona Kataro, ndërsa dy folëset qëndore të takimit ishin psikologia dhe psikterapistja Sofia Cambiri nga Athina dhe studentja e vitit të fundit e degës së psikologjisë në Selanik, Ekloida Sula.

Për më tepër, ndiqni videon të publikuar në kanalin tonë në Youtube me emrin Jetanews.