Policia neutralizon “të fortin”, iu kap pistoleta me fishek në “gojë” gati për qitje

0
43

Policia e Shkodrës ka njoftuar neutralizimin e një personi me rrezikshmëri të lartë dhe precedent penalë.

Sipas njoftimit të policës, është kryer me sukses operacioni i titulluar “Komani” në bashkëpunim me forcat e “Shqiponjës” ku është neutralizuar 50-vjeçari me inicialet L.M me precedent penal dhe rrezikshmëri të lartë.

Policia pohon ndër të tjerash se është shtetasi L. M., 50 vjeç, banues në Dobrac, Shkodër, ka qenë i dënuar më herë si në vitin 2004 për plagosje po ashtu dhe në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.  Gjatë operacionit të zhvilluar në lagjen “Guerrile”, në rrugën “Komani”, Shkodër, 50-vjeçari ishte duke qarkulluar me një armë zjarri pistolete me fishke në fole gati për qitje./jetanews.com/